Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

TAKIME INFORMUESE NЁ GJILAN DHE FERIZAJ

Ndërmjetësuesit informojnë qytetarët, sepse ndërmjetësimi:

  • ju ofron një zgjidhje shumë më të shpejtë, më pak të kushtueshme dhe më transparente;
  • ju jep mundësinë për të vendosur vetë për kushtet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve pa ndikim dhe jo nga gjyqtari dhe avokati;
  • normalizon dhe përmirëson marrëdhëniet midis palëve dhe krijon premisa për vazhdimin e së ardhmes duke pasur dhe ruajtjen e marrëdhënieve me palën tjetër;
  • është i suksesshëm deri në 90% të rasteve;
  • shmang formalitetet e një gjykimi;
  • për mosmarrëveshjet që mund të ndërmjetësohen, ju nuk keni nevojë t’i drejtoheni paraprakisht gjykatës. Kështu, shmangni pritjet në gjykata dhe lehtësoni punën e gjykatave;
  • marrëveshja e arritur në procedurën e ndërmjetësimit përbën titull ekzekutiv/përmbarimor. “Titulli ekzekutiv” është dokument në bazë të cilit fillohet procedura e ekzekutimit; kjo nënkupton se nëse marrëveshja është arritur, ju nuk keni nevojë të shkoni në gjykatë për ta përmbaruar atë.
  • palët mund të heqin dorë në çdo kohë nga zgjidhja e mosmarrëveshjes përmes ndërmjetësimit dhe të ndjekin procedurat gjyqësore.

Artikujt e fundit

𝐎𝐝𝐚 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐧ë𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐧 𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐃𝐡𝐨𝐦ë𝐧 𝐊𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬ë 𝐩ë𝐫 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐫𝐞𝐜𝐢𝐩𝐫𝐨𝐤𝐞 𝐭ë 𝐥𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞

𝐏𝐮𝐧ë𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐦𝐛𝐢 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐀𝐫𝐛𝐢𝐭𝐫𝐚𝐳𝐡𝐢𝐧 𝐧ë 𝐭ë 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐧 𝐞 𝐀𝐮𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭: 𝐓𝐚𝐫𝐢𝐟𝐚𝐭 𝐞 𝐏ë𝐫𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐩𝐞𝐧𝐬𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐭𝐣𝐞𝐫𝐚 𝐭ë 𝐩ë𝐫𝐜𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐫𝐚 𝐦𝐞 𝐥𝐢𝐠𝐣 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë