-
Keni nevojё pёr shёrbime tё ndёrmjetёsuesve?
Njihuni me ndërmjetësuesit/et e Odës tonë
Ndërmjetësuesi/ja është një person i tretë, i paanshëm, i/e licencuar nga Ministria e Drejtësisë, që është i/e përzgjedhur që të ndërmjetësojë në mes të palëve më qëllim të zgjidhjes së kontesteve apo mosmarrëveshjeve që ato kanë, në pajtim me parimet e ndërmjetësimit.
Në procedurën e ndërmjetësimit mund të ndërmjetësojnë më shumë se një ndërmjetësues/e.
-
Oda e Ndërmjetësuesve e Republikës së Kosovës, është person juridik i pavarur jofitimprurës, që vepron në pajtim me Ligjin Nr 06/L-009 për Ndërmjetësim dhe aktet tjera të miratuara nga Kuvendi i Përgjithshëm i Odës së Ndërmjetësuesve dhe të aprovuara nga Ministria e Drejtësisë.
Mësoni më shumë rreth akteve të Odës së Ndërmjetësuesve dhe funksionimit të saj.
-
Procedura e ndёrmjetёsimit dhe ndёrmjetёsuesit janё nё shёrbim tё zgjidhjes sё rasteve dhe kontesteve tё ndryshme nё shёrbim tё qytetarёve dhe qasjes nё drejtёsi.
Oda e ndёrmjetёsuesёve ёshtё organi kryesor qё synon tё pёrfaqёsojё ndёrmjetёsuesit e Republikёs sё Kosovёs dhe pёrpjeket pёr njё procedurё mё tё arrirё dhe tё fuqishme tё ndёrmjetёsimit nё vend.
Bëj zgjidhjen më të mirë, zgjedh ndërmjetësimin!
Çka ёshtё ndёrmjetёsimi?
Kush janë ndërmjetësuesit?
Cilat janë parimet e procedurës së ndërmjetësimit?
Si mund të fillohet procedura e ndërmjetësimit?
Në të gjitha rastet, procedura e ndërmjetësimit fillon në momentin kur palët të nënshkruajnë një marrëveshje që quhet ‘’Marrëveshje për fillimin e Procedurës së Ndërmjetësimit’’ e cila poashtu nëshkruhet nga ndërmjetësuesi/ja/ët e angazhuar për të ofruar shërbime të ndërmjetësimit në rastin apo kontestin respektiv.
Në cilat raste apo konteste mund të aplikohet ndërmjetësimi?
Çka është ndërmjetësimi i detyrueshëm?
Sa zgjat procedura e ndërmjetësimit?
Si zhvillohet procedura e ndërmjetësimit?
Në procedurën e ndërmjetësimit, janë palët ato që e ‘’drejtojnë’’ atë me ndihmën, lehtësimin dhe ekspertizën e ndërmjetësuesit/es/ëve. Kështu ato në bazë të vullnetit të tyre të lirë marrin pjesë në procedurë, e zhvillojnë atë, e vendosin atë dhe mund tё heqin dorë nga ajo në çdo kohë në të cilën nuk kanë më interes të marrin pjesë në procedurë.
Cili është efekti juridik i procedurës së ndërmjetësimit, përkatësisht i marrëveshjes së ndërmjetësimit?
Sa kushton procedura e ndërmjetësimit?
Tarifa e ndërmjetësimit për rastet e referuara nga gjykata, prokuroria dhe organi administrativ paguhet proporcionalisht nga palët apo ashtu siç merren vesh ato në shumë prej dyzet (40) Eur për rastet e ndërmjetësimit të detyrueshëm në rastet civile dhe rastet penale. Në rast se nuk arrihet zgjidhje apo marrëveshje e suksesshme ne rastet civile të ndërmjetësimit të detyrueshëm, atëherë tarifa për shërbimet e ndërmjetësuesit/es/ëve të angazhuar në rast bie ne njëzet (20) Eur. Tarifa e ndërmjetësuesit/es për rastet tjera civile (jo të ndërmjetësimit të detyrueshëm), fillon nga dyzet (40) Eur por që nuk tejkalon njëqind (100) Eur për rast. Ndërsa tarifa e ndërmjetësuesi/et për rastet që iniciohen nga vetë palët (ndërmjetësimi me vetëinicim) varet nga vlera e kontestit apo mosmarrëveshjes që tentohet të zgjidhet, por që fillon nga dyzet (40) Eur dhe nuk mund të jetë më lartë se njëqind e pesëdhjetë (150) apo maksimalisht gjashtëqind (600) Eur.
Cilat janë përparësitë e procedurës së ndërmjetësimit?
Si të qaset procedura e ndërmjetësimit në Kosovë?
MISIONI
Përfaqësimi, koordinimi dhe zhvillimi i veprimtarisë së ndërmjetësimit në Republikën e Kosovës, të cilën veprimtari e kryejnë ndërmjetësuesit e licencuar me autorizime publike në pajtim me Ligjin Nr 06/L-009 për Ndërmjetësim dhe aktet nënligjore që rrjedhin nga ky ligj.
Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës poashtu ka për mision që të zhvillojë dhe udhëheqë profesionin e ndërmjetësuesit/es drejt afirmimit të tij/saj si profesion i besueshëm që ofron shërbime publike shumë të nevojshme dhe të vlefshme për të gjithë qytetarët e Kosovës.
VIZIONI
Ndërmjetësimi si mekanizëm i besueshëm ligjor i zgjidhjes alternative te mosmarrëveshjeve dhe shërbime të larta cilësore dhe profesionale të ndërmjetësimit të Kosovë të zhvilluara përmes aktiviteteve që promovojnë këtë mekanizëm dhe mbrojnë, aftësojnë dhe avancojnë ndërmjetësuesit në vend.
Si të kontaktoni ndërmjetësuesit/et dhe kërkoni shërbimet e tyre
Shumë lehtë ju mund të lidheni me një ndërmjetësues/e
-
Pёrzgjedhni Ndërmjetësuesin/en
Atë mund ta gjeni nga databaza jonë e cila gjendet tek seksioni i ndërmjetësuesve në këtë web dhe ta kontaktoni përmes email-it apo numrit të telefonit.
-
Takohuni me të
Përgjatë takimit ju do mund të tregoni problemin që keni dhe të kërkoni zgjidhje për të
-
Suksesi
Juve do të dakordoheni me ndërmjetësuesin/en dhe nëse problemi apo rasti që keni mund të trajtohet përmes ndërmjetësimit, do të keni mundësi jashtëzakonisht të larta të keni sukses në çështjen tuaj.
Lidhuni me Odёn
Nëse jeni ndërmjetësues/e dhe dëshironi të bëheni pjesë e Odës apo qytetar/e dhe dëshironi të kontaktoni Odën, atëherë plotësoni këtë formular dhe dikush do të ju kontaktoj për më tej.
Më të rejat
Aktivitetet e fundit
𝐔 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭 𝐩𝐮𝐧ë𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐎𝐝𝐚 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐡𝐨𝐦𝐚 𝐄𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤𝐞 𝐞 𝐆𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 – 𝐆𝟕, 𝐦𝐞 𝐦𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐔𝐒𝐀𝐈𝐃-𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐞𝐫𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞.
𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë, 𝟏𝟕 𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟒 – Punëtoria mblodhi së bashku ndërmjetësuese të licencuara dhe gra ndërmarrëse,
𝐍𝐣ë 𝐡𝐚𝐩 𝐢 𝐫ë𝐧𝐝ë𝐬𝐢𝐬𝐡ë𝐦 𝐩ë𝐫 𝐚𝐯𝐚𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐦𝐢𝐝𝐢𝐬 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬ë!
Në një tryezë të rrumbullakët të organizuar në Tiranë, ndërmjetësues nga të dyja vendet u