Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

  • Keni nevojё pёr shёrbime tё ndёrmjetёsuesve?

    Njihuni me ndërmjetësuesit/et e Odës tonë

    Ndërmjetësuesi/ja është një person i tretë, i paanshëm, i/e licencuar nga Ministria e Drejtësisë, që është i/e përzgjedhur që të ndërmjetësojë në mes të palëve më qëllim të zgjidhjes së kontesteve apo mosmarrëveshjeve që ato kanë, në pajtim me parimet e ndërmjetësimit.

    Në procedurën e ndërmjetësimit mund të ndërmjetësojnë më shumë se një ndërmjetësues/e.

  • Njihuni me

    Aktet e Odës

    Oda e Ndërmjetësuesve e Republikës së Kosovës, është person juridik i pavarur jofitimprurës, që vepron në pajtim me Ligjin Nr 06/L-009 për Ndërmjetësim dhe aktet tjera të miratuara nga Kuvendi i Përgjithshëm i Odës së Ndërmjetësuesve dhe të aprovuara nga Ministria e Drejtësisë.

    Mësoni më shumë rreth akteve të Odës së Ndërmjetësuesve dhe funksionimit të saj.

  • Zgjidhje për ju

    Më shpejtë, më lehtë, më mirë, më lirë

    Procedura e ndёrmjetёsimit dhe ndёrmjetёsuesit janё nё shёrbim tё zgjidhjes sё rasteve dhe kontesteve tё ndryshme nё shёrbim tё qytetarёve dhe qasjes nё drejtёsi.

    Oda e ndёrmjetёsuesёve ёshtё organi kryesor qё synon tё pёrfaqёsojё ndёrmjetёsuesit e Republikёs sё Kosovёs dhe pёrpjeket pёr njё procedurё mё tё arrirё dhe tё fuqishme tё ndёrmjetёsimit nё vend.

    Bëj zgjidhjen më të mirë, zgjedh ndërmjetësimin!

    MISIONI

    Përfaqësimi, koordinimi dhe zhvillimi i veprimtarisë së ndërmjetësimit në Republikën e Kosovës, të cilën veprimtari e kryejnë ndërmjetësuesit e licencuar me autorizime publike në pajtim me Ligjin Nr 06/L-009 për Ndërmjetësim dhe aktet nënligjore që rrjedhin nga ky ligj.

    Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës poashtu ka për mision që të zhvillojë dhe udhëheqë profesionin e ndërmjetësuesit/es drejt afirmimit të tij/saj si profesion i besueshëm që ofron shërbime publike shumë të nevojshme dhe të vlefshme për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    VIZIONI

    Ndërmjetësimi si mekanizëm i besueshëm ligjor i zgjidhjes alternative te mosmarrëveshjeve dhe shërbime të larta cilësore dhe profesionale të ndërmjetësimit të Kosovë të zhvilluara përmes aktiviteteve që promovojnë këtë mekanizëm dhe mbrojnë, aftësojnë dhe avancojnë ndërmjetësuesit në vend.

    Mёsoni mё shumё rreth ndёrmjetёsimit nё Kosovё

    3-scaled-152107_1080x675

    Legjislacioni

    male-lawyer-or-counselor-working-in-courtroom-have-meeting-with-client-are-consultation-with-e1622361295697.jpg

    Ndërmjetësuesit/et

    142352_INDEX-shutterstock_400790665

    Publikime

    0
    raste të referuara
    0
    raste tё zgjidhura
    0
    raste tё pazgjidhura
    0
    ndёrmjetёsues/e, anëtarë të Odёs
    Si të kontaktoni ndërmjetësuesit/et dhe kërkoni shërbimet e tyre

    Shumë lehtë ju mund të lidheni me një ndërmjetësues/e

    • Pёrzgjedhni Ndërmjetësuesin/en

      Atë mund ta gjeni nga databaza jonë e cila gjendet tek seksioni i ndërmjetësuesve në këtë web dhe ta kontaktoni përmes email-it apo numrit të telefonit.

    • Takohuni me të

      Përgjatë takimit ju do mund të tregoni problemin që keni dhe të kërkoni zgjidhje për të

    • Suksesi

      Juve do të dakordoheni me ndërmjetësuesin/en dhe nëse problemi apo rasti që keni mund të trajtohet përmes ndërmjetësimit, do të keni mundësi jashtëzakonisht të larta të keni sukses në çështjen tuaj.

    Lidhuni me Odёn

    Nëse jeni ndërmjetësues/e dhe dëshironi të bëheni pjesë e Odës apo qytetar/e dhe dëshironi të kontaktoni Odën, atëherë plotësoni këtë formular dhe dikush do të ju kontaktoj për më tej.