Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

𝐔 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐫𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐭 𝐢 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐭ë 𝐎𝐝ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬

Me 44 vota për, Ganimete Xhelili u rizgjodh kryetare e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës (ONDK) për një mandat të dytë. Mandati i Xhelilit në këtë pozitë është trevjeçar.

Zgjedhja e saj në këtë pozitë u bë gjatë Kuvendit të rregullt zgjedhor të mbajtur të shtunën, më 24 shkurt 2024, në Amfiteatrin e Ministrisë së Drejtësisë. 

Kundërkandidat i saj ishte ndërmjetësuesi Isuf Jahmurataj, i cili në total mori 33 vota.

Ndryshe, gjatë kësaj mbledhje janë zgjedhur edhe anëtarët e bordit të ONDK-së.

 Në linjë me parimet kushtetuese dhe detyrimet ligjore për barazi gjinore, si dhe në linjë me përpjekjet e ONDK për të promovuar rritjen e përfaqësimit të grave në pozita vendim-marrëse, në këtë mandat, si pjesë e bordit janë zgjedhur pesë gra dhe dy burra.

Shtatë anëtarët e zgjedhur, që vijnë nga shtatë regjione të Republikës së Kosovës, janë: Anita Kosumi nga Prishtina, Edmond Kumnova nga Mitrovica, Shkelzen Dreshaj nga Peja, Arijeta Hoti Haxhiajdini nga Prizreni, Teuta Bajrami nga Ferizaj, Hidajete Ismaili nga Gjilani dhe Nora Dobruna nga Gjakova.