Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

Forumi Rajonal i Ndërmjetësimit dhe Lansimi i Projektit “SEE Mediation”

𝐍𝐃Ë𝐑𝐌𝐉𝐄𝐓Ë𝐒𝐈𝐌𝐈 𝐍Ë 𝐊𝐎𝐒𝐎𝐕Ë, 𝐋𝐈𝐃𝐄𝐑 𝐍Ë 𝐑𝐀𝐉𝐎𝐍

Në Tiranë u mbajt Forumi Rajonal i Ndërmjetësimit , në kuadër të së cilit u lansua zyrtarisht projekti rajonal “SEE Mediation – Forcimi i Sistemeve të Ndërmjetësimit në Evropën Juglindore”, ku morën pjesë përfaqësues të odave të ndërmjetësuesve, ministrive të drejtësisë dhe këshillave gjyqësorë e prokurorialë nga Kosova dhe rajoni. Pjesëmarrësit diskutuan zhvillimet, sfidat dhe perspektivat e ndërmjetësimit si një mekanizëm modern dhe efikas për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Në këtë forum, Kosova u prezantua si një nga shembujt më të avancuar në rajon në fushën e ndërmjetësimit, duke dëshmuar zhvillim të qëndrueshëm institucional, profesionalizim të ndërmjetësuesve dhe rritje të përdorimit të ndërmjetësimit në praktikë, duke u pozicionuar si lidere në këtë fushë.

Një nga treguesit më të rëndësishëm të këtij suksesi është edhe numri i rasteve të zgjidhura përmes ndërmjetësimit në Kosovë, i cili në vitin 2025 ka arritur në 11,937 raste të zgjidhura, duke reflektuar besueshmërinë dhe efikasitetin e këtij mekanizmi në praktikë.

Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe profesionalizmin e ndërmjetësuesve si faktorë për forcimin e sistemit të ndërmjetësimit dhe rritjen e besueshmërisë së tij.

Ajo foli gjithashtu për perspektivën dhe zhvillimin e ndërmjetësimit në Kosovë, duke theksuar se ndërmjetësimi po konsolidohet si një mekanizëm gjithnjë e më i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë.

Në fjalën e saj, ajo vlerësoi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe rëndësinë e partneriteteve ekzistuese, duke theksuar se Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës është tashmë e përfshirë në dy projekte të rëndësishme:

SEE Mediation – Forcimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Evropën Juglindore, implementuar nga CSSP Berlin – Qendra për Ndërmjetësim Integrues, me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim; dhe

Erasmus/Mediator – Modernizimi i arsimit me ndërhyrje në mosmarrëveshje dhe trajnime për gatishmëri profesionale.

Gjatë forumit u theksua rëndësia e bashkëpunimit rajonal, shkëmbimit të përvojave dhe harmonizimit të praktikave më të mira, me qëllim fuqizimin e mëtejshëm të ndërmjetësimit si instrument për paqe sociale dhe efikasitet në sistemin e drejtësisë.

Forumi u vlerësua si hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe afirmimit të ndërmjetësimit si një alternativë moderne dhe e besueshme në zgjidhjen e konflikteve.

Forumi u organizua nga CSSP Berlin – Qendra për Ndërmjetësim Integrues në bashkëpunim me Odat e Ndërmjetësuesve, të Kosovë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mbështetur nga Agjencia Austriake e Zhvillimit, si pjesë e Partneriteteve Ndërkombëtare të Austrisë.

Oplus_16908288
Artikujt e fundit

𝐑𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦 𝐢 𝐎𝐝ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐃𝐫𝐚𝐟𝐭 𝐍𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐥𝐨𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐬 𝟎𝟏.𝐧𝐫.𝟏𝟏𝟎-𝟐𝟕𝟖𝟐, 𝐝𝐚𝐭ë 𝟎𝟐.𝟏𝟐.𝟐𝟎𝟏𝟏, 𝐩ë𝐫 𝐓𝐚𝐫𝐢𝐟𝐚, 𝐍𝐠𝐚𝐫𝐤𝐞𝐬𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐆𝐣𝐨𝐛𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë𝐬NJOFTIM

Më të rejat

Aktivitetet e fundit