Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

𝐅𝐎𝐑𝐔𝐌𝐈 𝐍𝐃Ë𝐑𝐊𝐎𝐌𝐁Ë𝐓𝐀𝐑 𝐏Ë𝐑 𝐍𝐃Ë𝐑𝐌𝐉𝐄𝐓Ë𝐒𝐈𝐌𝐈𝐍 – 𝐑𝐎𝐌Ë

Në kuadër të Projektit Erasmus+ MEDIATOR – Modernizimi i Arsimit përmes Ndërhyrjes në Mosmarrëveshje dhe Trajnimit për Gatishmëri Profesionale, më 14–16 shtator 2026, në Universitetin Roma Tre – Fakulteti i Drejtësisë, u mbajt Forumi Ndërkombëtar për Ndërmjetësimin.

Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës (ONDK), si partnere në Projektin MEDIATOR, ishte pjesë e këtij Forumi, duke kontribuar në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave ndërkombëtare në fushën e ndërmjetësimit.

ONDK u përfaqësua nga Kryetarja Ganimete Xhelili, e cila së bashku me Dukagjin Lekën, Koordinator i Projektit MEDIATOR, prezantuan temën: “Ndërmjetësimi në Kosovë: Gjendja aktuale”

Gjatë Forumit u diskutuan zhvillimet dhe praktikat e ndërmjetësimit në Kosovë, Shqipëri, Itali, Letoni dhe Holandë, si dhe praktikat e trajnimit dhe forcimit të kapaciteteve profesionale.

Projekti MEDIATOR, i financuar në kuadër të Erasmus+ Capacity Building, synon modernizimin e edukimit juridik dhe forcimin e kapaciteteve profesionale në fushën e ndërmjetësimit në Kosovë dhe Shqipëri.

Pjesëmarrja e ONDK-së në këtë Forum përbën një mundësi të rëndësishme për bashkëpunim ndërkombëtar, shkëmbim të praktikave të mira dhe avancimin e mëtejshëm të ndërmjetësimit në Kosovë.

Më të rejat

Aktivitetet e fundit