Prishtinë, 21 shtator 2026 – Në kuadër të Javës së Ndërmjetësimit në Kosovë, u mbajt Tryeza e Rrumbullakët Informuese për Ndërmjetësimin, e organizuar nga Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës (ONDK) dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), me mbështetjen e CSSP Berlin – Qendra për Ndërmjetësim Integrues.
Gjatë diskutimit të hapur dhe konstruktiv me përfaqësues të sektorit privat, u diskutua për ndërmjetësimin si mekanizëm alternativ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, si dhe për mundësitë që ofron kjo procedurë për zgjidhje më të shpejta, efikase, konfidenciale dhe të pranueshme për palët.
Diskutimi solli ide dhe rekomandime të vlefshme për përmirësimin e shërbimeve të ndërmjetësimit dhe përshtatjen e tyre me nevojat e bizneseve.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin, diskutimin dhe gatishmërinë për të mbështetur zhvillimin e një kulture të dialogut dhe zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve.
Ndërmjetësimi – zgjidhje përmes dialogut. ![]()











