Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

Ndërmjetësimi mes Bashkëmoshatarëve – Promovimi i Dialogut dhe Zgjidhjes Paqësore të Konflikteve në Shkolla

Prishtinë, 22 shtator 2026 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, në bashkëpunim me Princeton School of Prishtina dhe me mbështetjen e CSSP – Qendra e Berlinit për Ndërmjetësim Integrues, zhvilloi një aktivitet informues dhe interaktiv mbi ndërmjetësimin ndërmjet bashkëmoshatarëve në kontekstin shkollor.

Përmes diskutimeve dhe simulimit të një rasti praktik, nxënësit patën mundësi të kuptojnë më nga afër rolin e ndërmjetësimit në trajtimin e konflikteve, si dhe rëndësinë e dialogut, dëgjimit aktiv, mirëkuptimit, respektit dhe bashkëpunimit.

Aktiviteti synoi të nxisë te nxënësit aftësitë për komunikim konstruktiv dhe zgjidhje paqësore të konflikteve, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi shkollor më të sigurt, gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues.

Më të rejat

Aktivitetet e fundit