Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

ONDK MBAN TAKIM ME KRYEPROKURORIN E PROKURORISË THEMELORE NË PEJË

Pejë, 15 shkurt 2022 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj priti në takim Kryetaren e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili. Pjesë e takimit ishin edhe zëvendësi, Ersan Qavolli dhe Kushtrim Kelmendi, zyrtar në zyrën e ndërmjetësimit në Pejë, ndërsa nga ONDK anëtari i Bordit të ONDK, përfaqësuesi i rajonit të Pejës, Haxhi Iberdemaj dhe përfaqësuesi i rajonit të Mitrovicës, Mentor Boja.

Kryetarja Xhelili njoftoi për së afërmi kryeprokurorin Kurmehaj lidhur me çështjet aktuale dhe angazhimet e ONDK-ës në shumë sfera e të cilat kanë për qëllim përmirësimin e ushtrimit të profesionit të ndërmjetësuesit në njërën anë, ndërsa në anën tjetër edhe kontribuojnë në rritjen e efikasistetit në përgjithësi në sistemin e drejtësisë.

Palët u dakorduan për përkrahje, bashkëpunim dhe koordinim të mëtutjeshëm drejt fuqizimit të procesit të ndërmjetësimit bazuar në rezultate dhe efikasitet.

Artikujt e fundit

𝑶𝒅𝒂 𝒆 𝑵𝒅ë𝒓𝒎𝒋𝒆𝒕ë𝒔𝒖𝒆𝒔𝒗𝒆 𝒕ë 𝑲𝒐𝒔𝒐𝒗ë𝒔, 𝒎𝒆 𝒎𝒃ë𝒔𝒉𝒕𝒆𝒕𝒋𝒆 𝒕ë 𝑷𝒓𝒐𝒈𝒓𝒂𝒎𝒊𝒕 𝒕ë 𝑼𝑺𝑨𝑰𝑫-𝒊𝒕 𝒑ë𝒓 𝑫𝒓𝒆𝒋𝒕ë𝒔𝒊 𝑲𝒐𝒎𝒆𝒓𝒄𝒊𝒂𝒍𝒆 𝒌𝒂 𝒇𝒊𝒍𝒍𝒖𝒂𝒓 𝒄𝒊𝒌𝒍𝒊𝒏 𝒆 𝒕𝒓𝒂𝒋𝒏𝒊𝒎𝒆𝒗𝒆 𝒑ë𝒓 çë𝒔𝒉𝒕𝒋𝒆 𝒇𝒂𝒎𝒊𝒍𝒋𝒂𝒓𝒆 𝒅𝒉𝒆 𝒑𝒓𝒐𝒏ë𝒔𝒐𝒓𝒆 𝒏ë 𝒏𝒅ë𝒓𝒎𝒋𝒆𝒕ë𝒔𝒊𝒎.