Prishtinë, 19 maj 2026 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, në bashkëpunim me CSSP – Berlin Center for Integrative Mediation dhe me mbështetjen e Austrian Development Agency, organizoi tryezë diskutimi me referentët e zyrave të ndërmjetësimit të gjykatave dhe prokurorive, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit institucional dhe avancimit të praktikave të ndërmjetësimit në Kosovë.
Tryeza shërbeu për shkëmbimin e përvojave dhe diskutimin e sfidave praktike që hasen gjatë administrimit, trajtimit dhe referimit të rasteve në ndërmjetësim. Pjesëmarrësit ndanë rekomandime konkrete për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet referentëve dhe ndërmjetësuesve, duke theksuar rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit institucional.
Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës shpreh mirënjohje për bashkëpunimin dhe angazhimin e referentëve, duke vlerësuar lartë profesionalizmin dhe kontributin e tyre në avancimin e ndërmjetësimit në Kosovë.




