Prishtinë, 12 maj 2025 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës dhe Fakulteti Filozofik – Departamenti i Punës Sociale në Universitetin e Prishtinës lidhën marrëveshje bashkëpunimi për të avancuar edukimin praktik dhe teorik në fushën e ndërmjetësimit.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, kryetarja e Odës, znj. Xhelili, mbajti ligjëratë informuese për studentët, në lëndën: Metodat e Punës Sociale – Mediacioni. Studentët patën rastin të njihen më nga afër me rolin e ndërmjetësimit në zgjidhjen e konflikteve, praktikat e ndërmjetësimit në Kosovë dhe sfidat gjithashtu.
Oda e Ndërmjetësuesve e vlerëson këtë bashkëpunim drejt fuqizimit të edukimit profesional dhe promovimin e ndërmjetësimit si mekanizëm i rëndësishëm për ndërtimin e paqes sociale.

