Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐞𝐬 𝐧ë 𝐏𝐞𝐣ë 𝟐𝟕.𝟎𝟗.𝟐𝟎𝟐𝟑

Ndërmjetësuesit informojnë qytetarët ℹ️

Sepse ndërmjetësimi:

✅ Ju ofron një zgjidhje shumë më të shpejtë, më pak të kushtueshme dhe më transparente.

✅ Ju jep mundësinë për të vendosur vetë për kushtet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve pa ndikim dhe jo nga gjyqtari dhe avokati.

✅ Normalizon dhe përmirëson marrëdhëniet midis palëve dhe krijon premisa për vazhdimin e së ardhmes duke pasur dhe ruajtjen e marrëdhënieve me palën tjetër;

✅ Është i suksesshëm deri në 90% të rasteve;

✅ Shmang formalitetet e një gjykimi;

✅ Për mosmarrëveshjet që mund të ndërmjetësohen, ju nuk keni nevojë t’i drejtoheni paraprakisht Gjykatës. Kështu, shmangni pritjet në gjykata dhe lehtësoni punën e Gjykatave.

✅ Marrëveshja e arritur në procedurën e ndërmjetësimit përbënë titull ekzekutiv/përmbarimor. “Titulli ekzekutiv” është dokument në bazë të cilit fillohet procedura e ekzekutimit; kjo nënkupton se nëse marrëveshja është arritur, ju nuk keni nevojë të shkoni në gjykatë për ta përmbaruar atë.

✅ Palët mund të heqin dorë në çdo kohë nga zgjidhja e mosmarrëveshjes përmes ndërmjetësimit dhe të ndjekin procedurat gjyqësore;

Artikujt e fundit

𝑶𝒅𝒂 𝒆 𝑵𝒅ë𝒓𝒎𝒋𝒆𝒕ë𝒔𝒖𝒆𝒔𝒗𝒆 𝒕ë 𝑲𝒐𝒔𝒐𝒗ë𝒔, 𝒎𝒆 𝒎𝒃ë𝒔𝒉𝒕𝒆𝒕𝒋𝒆 𝒕ë 𝑷𝒓𝒐𝒈𝒓𝒂𝒎𝒊𝒕 𝒕ë 𝑼𝑺𝑨𝑰𝑫-𝒊𝒕 𝒑ë𝒓 𝑫𝒓𝒆𝒋𝒕ë𝒔𝒊 𝑲𝒐𝒎𝒆𝒓𝒄𝒊𝒂𝒍𝒆 𝒌𝒂 𝒇𝒊𝒍𝒍𝒖𝒂𝒓 𝒄𝒊𝒌𝒍𝒊𝒏 𝒆 𝒕𝒓𝒂𝒋𝒏𝒊𝒎𝒆𝒗𝒆 𝒑ë𝒓 çë𝒔𝒉𝒕𝒋𝒆 𝒇𝒂𝒎𝒊𝒍𝒋𝒂𝒓𝒆 𝒅𝒉𝒆 𝒑𝒓𝒐𝒏ë𝒔𝒐𝒓𝒆 𝒏ë 𝒏𝒅ë𝒓𝒎𝒋𝒆𝒕ë𝒔𝒊𝒎.