Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

PUNЁTORI PЁR RREGULLORE TЁ BRENDЁSHME TЁ ONDK

14 maj 20220 – Po mbahet Punëtoria për hartimin e Rregulloreve të brendshme të Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës mbështetur nga Programi USAID-it Drejtësia Komerciale.

Bashkëpunimi, rregullimi, dhe praktikat e mira për avancim të procedures së ndërmjetësimit janë synimet e pjesëmarrësve në punëtori: Kryetares së ONDK, Ganimete Xhelili, anëtarëve të bordit të ONDK, përfaqësuesëve të USAID dhe ndërmjetësuesve në përgjithësi.

Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës mbetet e përkushtuar për përfaqësim, koordinim dhe zhvillim sa më profesional të veprimtarisë së ndërmjetësimit në Republikën e Kosovës.