Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

Marrëveshje Bashkëpunimi në mes të MD – AD – ONDK

Prishtinë, 07 shkurt 2024 – Marrëveshja që mundëson zbatimin e programit të trajnimeve për ndërmjetësues u nënshkrua sot nga Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, Drejtori i Akademisë së Drejtësisë, Enver Fejzullahu, dhe Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve, Ganimete Xhelili.

Me këtë marrëveshje përcaktohen detyrat dhe përgjegjësitë e autoriteteve në ofrimin e trajnimeve të vazhdueshme (ri-freskuese) për ndërmjetësuesit e licencuar në Republikën e Kosovës, me qëllim të paisjes së tyre me njohuri të avancuara për ndërmjetësimin në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Trajnimet ri-freskuese për ndërmjetësuesit e licencuar në Republikën e Kosovës do të fillojnë brenda ditësh.