Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

KRYEPROKURORI KADRIU PRITI NË TAKIM KRYETAREN E ODËS SË NDËRMJETËSUESVE TË KOSOVËS

Gjilan, 26 janar 2022 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu sot ka pritur në takim Kryetaren e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili dhe përfaqësuesin e Odës së Ndërmjetësuesve për rajonin e Gjilanit, Ruzhdi Gagica.

Gjatë këtij takimi, fillimisht Kryeprokurori i falënderoi të pranishmit për vizitën dhe i njoftoi për rastet të cilat janë referuar dhe zgjidhur përmes procedurës së ndërmjetësimit, gjatë vitit të kaluar në këtë prokurori, duke potencuar se jo çdo herë edhe pse rastet referohen të zgjidhen përmes kësaj procedure, arrihet pajtimi në mes palëve.

Gjithashtu, edhe nga Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, u kërkua që në rastet kur plotësohen kushtet ligjore të shmangen proceset gjyqësore dhe të referohen për ndërmjetësim, si një alternativë e cila u mundëson qytetarëve zgjidhjen e konflikteve apo mosmarrëveshjeve jashtë procesit gjyqësor.

Artikujt e fundit

𝑶𝒅𝒂 𝒆 𝑵𝒅ë𝒓𝒎𝒋𝒆𝒕ë𝒔𝒖𝒆𝒔𝒗𝒆 𝒕ë 𝑲𝒐𝒔𝒐𝒗ë𝒔, 𝒎𝒆 𝒎𝒃ë𝒔𝒉𝒕𝒆𝒕𝒋𝒆 𝒕ë 𝑷𝒓𝒐𝒈𝒓𝒂𝒎𝒊𝒕 𝒕ë 𝑼𝑺𝑨𝑰𝑫-𝒊𝒕 𝒑ë𝒓 𝑫𝒓𝒆𝒋𝒕ë𝒔𝒊 𝑲𝒐𝒎𝒆𝒓𝒄𝒊𝒂𝒍𝒆 𝒌𝒂 𝒇𝒊𝒍𝒍𝒖𝒂𝒓 𝒄𝒊𝒌𝒍𝒊𝒏 𝒆 𝒕𝒓𝒂𝒋𝒏𝒊𝒎𝒆𝒗𝒆 𝒑ë𝒓 çë𝒔𝒉𝒕𝒋𝒆 𝒇𝒂𝒎𝒊𝒍𝒋𝒂𝒓𝒆 𝒅𝒉𝒆 𝒑𝒓𝒐𝒏ë𝒔𝒐𝒓𝒆 𝒏ë 𝒏𝒅ë𝒓𝒎𝒋𝒆𝒕ë𝒔𝒊𝒎.