Në sheshin Shatërvan të Prizrenit, të enjten është mbajtur aktiviteti nga Oda e Ndërmjetësve, “Java e Ndërmjetësimit” në Kosovë. Pas Gjilanit, Ferizajt, Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës, të enjten edhe në Prizren është mbajtur aktiviteti vetëdijesues për qytetarë “Java e Ndërmjetësimit“ në Kosovë. Anëtari i bordit të Odës së Ndërmjetësve, Baki Morina, tha se përgjatë javës së ndërmjetësimit, po mundohemi që qytetarët t’I informojmë më afër me procesin e ndërmjetësimit, rëndësinë, përparësitë e zgjidhjes së rasteve me ndërmjetësim dhe përfitimet që një individ apo biznes ka nga ndërmjetësimi, që ndërmjetësimi është një risi dhe alternativë për qytetarët në zgjidhjen e rasteve nëpër institucione të hetuesisë dhe drejtësisë. Po cili është roli dhe angazhimet e ndërmjetësve ndaj qytetarëve të cilët kërkojnë bashkëpunim për raste ku ata janë të përfshirë zt. Morina, njoftoi se ndërmjetësit prizrenas, deri më tani kanë kryer rreth 500 raste në Prokurori, pa u proceduar ato fare në Gjykata, ndërsa puna e ndërmjetësit, tha ai, lehtëson edhe ngarkesa enorme të institucioneve të hetuesisë dhe të drejtësisë. Ky aktivitet u vlerësua tejet i rëndësishëm për informim të qytetarëve rreth punës së ndërmjetësve, nga qytetari, Avdyl Bytyçi. Në kuadër të këtij aktiviteti, janë shëprndarë fletëpalosje informuese për qytetarët nga ndërmjetësit prizrenas. Ndryshe, në Prizren aktualisht nga 15 ndërmjetës, 10 prej tyre janë aktiv në këtë profesion. Aktiviteti përfundimtar i kësaj jave që ka nisur në Gjilan me datë 19 shtator, do të përfundoj me 26 të këtij muaji në Prishtinë.
Artikujt e fundit
Më të rejat
Aktivitetet e fundit

Aktivitete
Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës në takim me Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës
Drejtoresha e Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), znj. Afërdita Beka Arifaj,

Aktivitete
Oda e Ndërmjetësuesve e Kosovës zhvillon takim me Odën e Përmbaruesve Privat të Kosovës
Në ambientet e Odës së Përmbaruesve Privat të Kosovës (OPPK), është zhvilluar një takim mes

Aktivitete
𝐌𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭 𝐎𝐝ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐩𝐚𝐫𝐭𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐏𝐮𝐧ë𝐬 𝐒𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐅𝐚𝐤𝐮𝐥𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐅𝐢𝐥𝐨𝐳𝐨𝐟𝐢𝐤
Prishtinë, 12 maj 2025 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës dhe Fakulteti Filozofik – Departamenti