Në sheshin Shatërvan të Prizrenit, të enjten është mbajtur aktiviteti nga Oda e Ndërmjetësve, “Java e Ndërmjetësimit” në Kosovë. Pas Gjilanit, Ferizajt, Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës, të enjten edhe në Prizren është mbajtur aktiviteti vetëdijesues për qytetarë “Java e Ndërmjetësimit“ në Kosovë. Anëtari i bordit të Odës së Ndërmjetësve, Baki Morina, tha se përgjatë javës së ndërmjetësimit, po mundohemi që qytetarët t’I informojmë më afër me procesin e ndërmjetësimit, rëndësinë, përparësitë e zgjidhjes së rasteve me ndërmjetësim dhe përfitimet që një individ apo biznes ka nga ndërmjetësimi, që ndërmjetësimi është një risi dhe alternativë për qytetarët në zgjidhjen e rasteve nëpër institucione të hetuesisë dhe drejtësisë. Po cili është roli dhe angazhimet e ndërmjetësve ndaj qytetarëve të cilët kërkojnë bashkëpunim për raste ku ata janë të përfshirë zt. Morina, njoftoi se ndërmjetësit prizrenas, deri më tani kanë kryer rreth 500 raste në Prokurori, pa u proceduar ato fare në Gjykata, ndërsa puna e ndërmjetësit, tha ai, lehtëson edhe ngarkesa enorme të institucioneve të hetuesisë dhe të drejtësisë. Ky aktivitet u vlerësua tejet i rëndësishëm për informim të qytetarëve rreth punës së ndërmjetësve, nga qytetari, Avdyl Bytyçi. Në kuadër të këtij aktiviteti, janë shëprndarë fletëpalosje informuese për qytetarët nga ndërmjetësit prizrenas. Ndryshe, në Prizren aktualisht nga 15 ndërmjetës, 10 prej tyre janë aktiv në këtë profesion. Aktiviteti përfundimtar i kësaj jave që ka nisur në Gjilan me datë 19 shtator, do të përfundoj me 26 të këtij muaji në Prishtinë.
Artikujt e fundit
𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐭 𝐢 𝐎𝐝ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬
18 Mars, 2026
𝐎𝐝𝐚 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐧𝐞𝐫𝐞 𝐧ë 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐧 𝐧𝐝ë𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫 𝐌𝐄𝐃𝐈𝐀𝐓𝐎𝐑
18 Mars, 2026
Më të rejat
Aktivitetet e fundit

Aktivitete
Takim koordinues me ndërmjetësuesit e regjionit të Gjakovës
Prishtinë, 11 mars 2026 – Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili, mori

Aktivitete
Oda e Ndërmjetësuesve në takim me KGJK dhe CSSP për zhvillimin e ndërmjetësimit
Prishtinë, 11 mars 2026 – Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili, mori

Aktivitete
𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐭 𝐢 𝐎𝐝ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬
Prishtinë, 14 shkurt 2026 – U mbajt Kuvendi i Rregullt i Odës së Ndërmjetësuesve të