Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

AKTIVITETET E ONDK-SЁ VAZHDOJNЁ, DISKUTIM ME KRYETARIN E KOMISIONIT PЁR ADMINISTRIMIN E GJYKATAVE

Prishtinë, 11 maj 2022 – Kryetari i Komisionit për Administrimin e Gjykatave (‘‘KAGJ‘‘), Fahret Velija, së bashku me anëtarë të komisionit, priti në takim Kryetaren e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës (‘‘ONDK‘‘), Ganimete Xhelili dhe përfaqësues të tjerë nga ONDK.

Gjatë këtij takimi, fillimisht Kryetari i KAGJ, i falënderoi të pranishmit për vizitën dhe i njoftoi për rastet të cilat janë referuar përmes procedurës së ndërmjetësimit, duke potencuar se jo çdo herë edhe pse rastet referohen të zgjidhen përmes kësaj procedure, arrihet pajtimi në mes të palëve. Me këtë rast, u diskutua edhe për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar procedura e ndërmjetësimit në Kosovë.

Gjithashtu, nga Kryetarja e ONDK-sё, u kërkua që në rastet kur plotësohen kushtet ligjore, të shmangen proceset gjyqësore dhe të referohen për ndërmjetësim, si një alternativë e cila u mundëson qytetarëve zgjedhjen e konflikteve apo mosmarrëveshjeve jashtë procesit gjyqësor.

Komisioni për Administrimin e Gjykatave, shprehu gatishmërinë dhe përkrahjen e KGJK-së në zhvillimin e profesionalizmit në ndërmjetësim, me qëllim që të rritet efikasiteti i punës në këtë fushë si dhe të ofrohet qasje në drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Artikujt e fundit

𝑶𝒅𝒂 𝒆 𝑵𝒅ë𝒓𝒎𝒋𝒆𝒕ë𝒔𝒖𝒆𝒔𝒗𝒆 𝒕ë 𝑲𝒐𝒔𝒐𝒗ë𝒔, 𝒎𝒆 𝒎𝒃ë𝒔𝒉𝒕𝒆𝒕𝒋𝒆 𝒕ë 𝑷𝒓𝒐𝒈𝒓𝒂𝒎𝒊𝒕 𝒕ë 𝑼𝑺𝑨𝑰𝑫-𝒊𝒕 𝒑ë𝒓 𝑫𝒓𝒆𝒋𝒕ë𝒔𝒊 𝑲𝒐𝒎𝒆𝒓𝒄𝒊𝒂𝒍𝒆 𝒌𝒂 𝒇𝒊𝒍𝒍𝒖𝒂𝒓 𝒄𝒊𝒌𝒍𝒊𝒏 𝒆 𝒕𝒓𝒂𝒋𝒏𝒊𝒎𝒆𝒗𝒆 𝒑ë𝒓 çë𝒔𝒉𝒕𝒋𝒆 𝒇𝒂𝒎𝒊𝒍𝒋𝒂𝒓𝒆 𝒅𝒉𝒆 𝒑𝒓𝒐𝒏ë𝒔𝒐𝒓𝒆 𝒏ë 𝒏𝒅ë𝒓𝒎𝒋𝒆𝒕ë𝒔𝒊𝒎.