PrishtinĂ«, 26 shtator 2025 – Oda e NdĂ«rmjetĂ«suesve tĂ« KosovĂ«s, me mbĂ«shtetjen e GjykatĂ«s Supreme tĂ« KosovĂ«s, shĂ«noi sot DitĂ«n e NdĂ«rmjetĂ«simit, duke reflektuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e kĂ«tij mekanizmi alternativ nĂ« fuqizimin e qasjes nĂ« drejtĂ«si dhe nĂ« ndĂ«rtimin e njĂ« kulture tĂ« dialogut e mirĂ«kuptimit.
Në këtë ngjarje me fjalë rasti përshëndetën Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, U.D. Kryeprokurori i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Besim Kelmendi, si dhe Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve, Ganimete Xhelili, të cilët theksuan rolin e ndërmjetësimit në lehtësimin e barrës së gjykatave dhe ofrimin e një drejtësie më efikase për qytetarët.
Më pas, në panelin e diskutimit me pjesëmarrjen e Albina Shabani Rama, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe Ganimete Xhelili, u trajtuan benefitet dhe sfidat e ndërmjetësimit, duke zhvilluar diskutime të vlefshme që do të çojnë drejt fuqizimit edhe më të madh të këtij mekanizmi në sistemin e drejtësisë.
Përmes këtij aktiviteti u riafirmua përkushtimi i Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës që, së bashku me institucionet e drejtësisë, të avancojë ndërmjetësimin si rrugë më të shpejtë, gjithëpërfshirëse dhe efikase për qytetarët.







