Prishtinë, 03 Shkurt 2023 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës të përkrahur nga Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale, organizuan tryezë të rrumbullakët për komuna, që do të shërbej si forum për shkëmbimin e informatave dhe përvojave në lidhje me zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve me fokus për Ndërmjetësimin.
Tryeza e rrumbullakët u realizua përmes një diskutimi të hapur mbi temat relevante, gjatë të cilit pjesëmarrësit ndanë opinionet, përvojat dhe perspektivat e tyre të cilat i përfaqësojnë ligjërisht.
Pjesëmarrës në tryezë ishin: Ganimete Xhelili-Kryetare e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Hasie Abdullahu Hajdini-Drejtësia Komerciale, Shqipe Arifaj – Udhëheqëse për Çështje Ligjore, Asociacioni i Komunave të Kosovës , Ilir Gaxha – Ndërmjetësues dhe përfaqësues nga të gjitha komunat.
Pjesëmarrësit përvec ndarjes së përvojave, përparësive të zgjidhjeve të kontesteve përmes ndërmjetësimit dhe benefiteve, shprehën gadishmëri bashkëpunimi e referim rasteve në ndërmjetësim gjithmonë kur plotësohen kushtet ligjore.