Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

Ndërmjetësimi dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve në procedurën e Ndërmjetësimit        

        

Prishtinë, 03 Shkurt 2023 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës të përkrahur nga Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale, organizuan tryezë të rrumbullakët për komuna, që do të shërbej si forum për shkëmbimin e informatave dhe përvojave në lidhje me zgjidhjen alternative të mosmarrëveshjeve me fokus për Ndërmjetësimin. 

Tryeza e rrumbullakët u realizua përmes një diskutimi të hapur mbi temat relevante, gjatë të cilit pjesëmarrësit ndanë opinionet, përvojat dhe perspektivat e tyre të cilat i përfaqësojnë ligjërisht.

Pjesëmarrës në tryezë ishin: Ganimete Xhelili-Kryetare e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Hasie Abdullahu Hajdini-Drejtësia Komerciale, Shqipe Arifaj – Udhëheqëse për Çështje Ligjore, Asociacioni i Komunave  të Kosovës , Ilir Gaxha – Ndërmjetësues dhe përfaqësues nga të gjitha komunat.

Pjesëmarrësit përvec ndarjes së përvojave, përparësive të zgjidhjeve të kontesteve përmes ndërmjetësimit dhe benefiteve, shprehën gadishmëri bashkëpunimi e referim rasteve në ndërmjetësim gjithmonë kur plotësohen kushtet ligjore.

         

Artikujt e fundit

𝐔 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭 𝐩𝐮𝐧ë𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐎𝐝𝐚 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐡𝐨𝐦𝐚 𝐄𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤𝐞 𝐞 𝐆𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 – 𝐆𝟕, 𝐦𝐞 𝐦𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐔𝐒𝐀𝐈𝐃-𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐞𝐫𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞.