Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐞𝐬 𝐧ë 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë

Ndërmjetësuesit informojnë qytetarët ℹ️

Për: 𝐥ë𝐧𝐝ë𝐭 𝐞 𝐩ë𝐫𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦 𝐧𝐠𝐚 𝐞 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚 𝐏𝐞𝐧𝐚𝐥𝐞

fushën penale, për veprat penale të dënueshme me gjobë dhe me burgim deri në 3 vjet (përjashtuar rastet e Dhunës në Familje), të cilat pas ngritjes së aktakuzës sipas vlerësimit të gjyqtarit, me propozimin e prokurorit ose me propozimin/pajtimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit që çështjen e tyre ta zgjidhin në procedurën e ndërmjetësimit, lëndën e tillë e referon në ndërmjetësim.

Veprat penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës që konsiderohen të përshtatshme për tu referuar në ndërmjetësim janë:

🔹Kanosja, neni 181 par.1 dhe 2 i KPRK

🔹Ngacmimi, neni 182 par.1

🔹 Sulmi, neni 184 par.1

🔹Lëndim i lehtë trupor, neni 185 par.1

🔹Pjesëmarrja në rrahje, neni 187

🔹Shtrëngim, neni 192 par.1

🔹Cënimi i të drejtës në grevë, neni 221

🔹Keqpërdorimi i të drejtës në grevë, neni 222

🔹Vjedhja e shërbimeve, neni 314

🔹Shpërdorimi i pasurisë së huaj, neni 318

🔹Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme, neni 319

🔹Vjedhja e pyllit, neni 349

🔹Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike, neni 357 par. 2

🔹Mos evitimi i rrezikut, neni 362

🔹 Rrezikimi i trafikut publik, neni 370 par.1

🔹 Mospjesëmarrja në mënjanimin e rrezikut të përgjithshëm, neni 405

🔹 Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave, neni 406

🔹Marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare, neni 407

🔹Vetëgjyqësia, neni 410 par.1