Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐞𝐬 𝐧ë 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣

Ndërmjetësuesit informojnë qytetarët ℹ️

Për: 𝐤𝐚𝐭𝐞𝐠𝐨𝐫𝐢𝐧ë 𝐞 𝐥ë𝐧𝐝ë𝐯𝐞 𝐭ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐃𝐞𝐭𝐲𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡ë𝐦

Ndërmjetësimi i detyrueshëm është koncept i ri i paraparë me Ligjin e ri për Ndërmjetësim.
Llojet e kontesteve për të cilat duhet të zbatohet ndërmjetësimi i detyrueshëm sipas nenit 9 të këtij ligji janë:
🔹 kontestet nga marrëdhëniet familjare që kanë të bëjnë me alimentacion,
🔹kujdestaria e fëmijëve,
🔹 kontaktet dhe mbajtja e fëmijës,
🔹ndarja e pronës së përbashkët martesore,
🔹kontestet pronësore që kanë të bëjnë me të drejtat dhe detyrimet nga të drejtat e servituteve dhe
🔹 kompensimi i pronës së shpronësuar