Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐮𝐞𝐬 𝐧ë 𝐆𝐣𝐢𝐥𝐚𝐧

Ndërmjetësuesit informojnë qytetarët ℹ️

Sepse:

✅Procedura e ndërmjetësimit zhvillohet me vullnetin e lirë të palëve, i shprehur gojarisht dhe me shkrim, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

✅ Në procedurën e ndërmjetësimit palët janë të barabarta dhe kanë të drejta dhe detyrime në pajtim me legjislacionin në fuqi.

✅ Ndërmjetësuesi gjatë zhvillimit të procedurës së ndërmjetësimit është plotësisht i pavarur dhe i paanshëm.

✅ Në procedurën e ndërmjetësimit përjashtohet publiku. Procedura e ndërmjetësimit është e natyrës konfidenciale. Deklaratat dhe të gjitha informacionet tjera lidhur me procedurën e ndërmjetësimit nuk mund të përdoren si dëshmi në ndonjë procedurë tjetër, pa miratimin e palëve. Ndërmjetësuesi, palët dhe përfaqësuesit e tyre janë të obliguar që ta ruajnë konfidencialitetin e procedurës së ndërmjetësimit, përveç nëse palët pajtohen ndryshe. Marrëveshja e ndërmjetësimit me pëlqimin e palëve mund të bëhet publike në pajtim me legjislacionin në fuqi.