Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭𝐣𝐚 𝐞 𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐭ë 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭

Prishtinë, 16 Shkurt 2023 – Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale, organizoi tryezë të rrumbullakët për ndërmjetësuesit me qëllim të diskutimit lidhur me marrëveshjet e ndërmjetësimit. Qëllimi i këtij diskutimi/punëtorie ishte që ndërmjetësuesit të ndajnë përvoja me gjyqtarët civilist përmbajtjën që duhet të ketë një marrëveshje e ndërmjetësimit si dhe rëndësinë e pikave kryesore të asaj marrëveshje.

Punëtoria e cila u lehtësua nga tre gjyqëtar civilist kishte për fokus rastet familjare, pronësore dhe rastet tjera civile, trajtimin dhe përpilimin e marrëveshjeve.

Të pranishëm ishin 35 ndërmjetësues, përfaqësues nga Drejtësia Komerciale, Anëtarët e bordit të Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës dhe gjyqëtarët: Faton Ademi, Adnan Konushevci dhe Migjen Kastrati.