Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë, 𝟐𝟔 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟑 – 𝐒𝐡ë𝐧𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐃𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐧ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë

Në mbështetje të USAID – Programi Drejtësia Komerciale, Oda e Ndërmjetësueve të Kosovës mbanë tryezë rrjetëzuese me akterët kryesor në kontribut e fuqizim të procesit të ndërmjetësimit në vend.

Nga të pranishmit: Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës z.Albert Zogaj, U.D. Kryeprokurori i Shtetit, z.Besim Kelmendi, zv.ministri i Drejtësisë z. Blerim Sallahu, Drejtor i Akademisë së Drejtësisë z. Enver Fejzullahu, Drejtor i USAID z.Chris Thompson, Kryetarja e Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve të Shqipërisë znj.Drita Avdyli, Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës znj.Ganimete Xhelili, kryetar/e të gjykatave, prokuror, ndërmjetësues/e, e bashkëpunëtor të pranishëm u riktheksua rëndësia e Ndërmjetësimit në ndihmë e shkarkim të gjykatave nga lëndët, sukseset e progresi i viteve të fundit nga numri i madhë i rasteve të zgjidhura me Ndërmjetësim dhe benefitet për qytetarët që variojnë nga zgjidhja e mosmarrëveshjeve të tyre me Ndërmjetësim.

✅ Ruajtja e raporteve në mes palëve

✅ Efektiviteti, ku 90% e rasteve që shkojnë në ndërmjetësim rezultojnë të zgjidhura

✅ Kostoja e ulët

✅ Procedurë alternative që kursen kohën

✅ Titull ekzekutiv i marrëveshjes së ndërmjetësimit, dmth që efekti i saj juridik është po ai i njëjti sikur i një aktgjykim i cili merret me procedurë gjyqësore-është i ekzekutueshëm dhe i zbatueshëm.

Gjithashtu u përmendën sfidat, mangësitë, mundësitë për koordinim sa më të mirë ndërinstitucional dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm për ngritje dhe fuqizim të procesit të Ndërmjetësimit në Kosovë.

Në po të njejtën tryezë u formalizua dhe Marrëveshje Bashkëpunimi në mes Akademisë së Drejtësisë dhe Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve dhe bashkërendimit të aktiviteteve të përbashkëta në funksion të përmbushjes sa më të mirë të mandatit ligjor të çështjeve me interes reciprok.

🔹 Mbështetjes profesionale, teknike dhe organizative në ofrimin e trajnimeve për ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve të ndërmjetësimit për zbatimin e drejtë të legjislacionit në fuqi.

🔹 Sipas kërkesës dhe mundësive zbatimit të kurrikulave trajnuese për zyrtarët e ndërmjetësimit

🔹 Mundësisë së pjesëmarrjes edhe në trajnime të përbashkëta me gjyqtarë dhe prokurorë në tematika që janë me interes reciprok si dhe

🔹 Realizimin e aktiviteteve tjera me interes të përbashkët në këtë fushë.

𝐁ë𝐣 𝐳𝐠𝐣𝐢𝐝𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐦ë 𝐭ë 𝐦𝐢𝐫ë, 𝐳𝐠𝐣𝐞𝐝𝐡 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧!

Artikujt e fundit

𝐑𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦 𝐢 𝐎𝐝ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐃𝐫𝐚𝐟𝐭 𝐍𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐥𝐨𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐬 𝟎𝟏.𝐧𝐫.𝟏𝟏𝟎-𝟐𝟕𝟖𝟐, 𝐝𝐚𝐭ë 𝟎𝟐.𝟏𝟐.𝟐𝟎𝟏𝟏, 𝐩ë𝐫 𝐓𝐚𝐫𝐢𝐟𝐚, 𝐍𝐠𝐚𝐫𝐤𝐞𝐬𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐆𝐣𝐨𝐛𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë𝐬NJOFTIM

Më të rejat

Aktivitetet e fundit