Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Federatën e Ndërmjetësimit të Holandës dhe Regjistrin Ndërkombëtar të Ndërmjetësuesve. Marrëveshja u nënshkrua nga Ganimete Xhelili, Kryetare e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, dhe Jan van Zwieten, Rektor i Akademisë së Biznesit të Holandës dhe Kryetar i Regjistrit Ndërkombëtar të Ndërmjetësuesve.
Memorandumi synon bashkëpunim në trajnime, shkëmbime profesionale dhe projekte ndërkombëtare në fushën e ndërmjetësimit.




