Ndërmjetësuesit informojnë qytetarët, sepse ndërmjetësimi:
- ju ofron një zgjidhje shumë më të shpejtë, më pak të kushtueshme dhe më transparente;
- ju jep mundësinë për të vendosur vetë për kushtet e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve pa ndikim dhe jo nga gjyqtari dhe avokati;
- normalizon dhe përmirëson marrëdhëniet midis palëve dhe krijon premisa për vazhdimin e së ardhmes duke pasur dhe ruajtjen e marrëdhënieve me palën tjetër;
- është i suksesshëm deri në 90% të rasteve;
- shmang formalitetet e një gjykimi;
- për mosmarrëveshjet që mund të ndërmjetësohen, ju nuk keni nevojë t’i drejtoheni paraprakisht gjykatës. Kështu, shmangni pritjet në gjykata dhe lehtësoni punën e gjykatave;
- marrëveshja e arritur në procedurën e ndërmjetësimit përbën titull ekzekutiv/përmbarimor. “Titulli ekzekutiv” është dokument në bazë të cilit fillohet procedura e ekzekutimit; kjo nënkupton se nëse marrëveshja është arritur, ju nuk keni nevojë të shkoni në gjykatë për ta përmbaruar atë.
- palët mund të heqin dorë në çdo kohë nga zgjidhja e mosmarrëveshjes përmes ndërmjetësimit dhe të ndjekin procedurat gjyqësore.