Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës bashkëpunon me Fakultetin Juridik të Universitetit ‘Isa Boletini’

Mitrovicë, 19 prill 2023 – Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës (ONDK), znj. Ganimete Xhelili dhe Dekani i Fakultetit Juridik në  Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, prof. assoc. dr. Islam Qerimi, kanë  nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi nga pala e ONDK ishte edhe anëtari i Bordit, z. Mentor Boja, ndërsa nga pala e Fakultetit Juridik ishin prof. ass. dr. Arbnor Ajeti dhe prof. ass. Dr. Benik Murati!

Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi, mbështetja dhe bashkërendimi i aktiviteteve në mes të ONDK dhe Fakultetit Juridik. Meqenëse ndërmjetësimi si proces, por dhe si instrument është i rëndësisëm për trajtimin dhe zgjidhjen e konflikteve civile, tregtare, familjare dhe penale, ky memorandum synon të promovojë përpjekjet e përbashkëta të dy institucioneve në sferën e avancimit të këtyre çështjeve që janë me interes reciprok. Palët konstatuan rolin dhe rëndësin e këtij memorandumi në faktin e sensibilizimit të përparësisë dhe afirmimit të zgjidhjes së kontesteve ndërmjet palëve në procedurë gjyqësore. Ata këtë memorandum e favorizonë edhe për shkak se instrumentet ndërkombëtare dhe eksperienca ndërmjetësuese e vërtetojnë se për dallim nga gjyqtari në një proces gjyqësor dhe arbitri në një proces arbitrazhi, ndërmjetësi ka autoritet në menaxhimin e gjithë procesit të ndërmjetësimit, por nuk ka autoritet të marrë vendime jashtë vullnetit të palëve të përfshira në konflikt.

ONDK dhe Fakulteti Juridik sipas këtij memorandumi do të bashkërendojnë aktivitetet në sferën e bashkëpunimit për mundësinë e mbajtjes së praktikës dhe vizitave studimore për studentët e Fakultetit Juridik në Odën e Ndërmjetësuesve te Kosovës (ONDK) dhe prezantimi i temave në fushën e ndërmjetësimit nga ana e ndërmjetësuesve para studentëve të Universitetit të Mitrovicës, për trajnime e tema të veçanta që ndërlidhën me fushën e ndërmjetesimit në Republikën e Kosovës. Fokus i veçantë i këtij memorandumi është organizimi i aktiviteteve të përbashkëta profesionale (ligjërata/debate) me qëllim të shkëmbimit të praktikave në drejtim të rritjes së cilësisë së studimit për studentët e Fakultetit Juridik dhe informimit e promovimit të procesit të ndërmjetësimit. Për implementimin e konferencave / debateve / simpoziumeve, Univeristeti “Isa Boletini”në Mitrovicë, do t’i vë në dispozicion të ONDK pa kompensim klasat dhe ambientet e tjera.

Artikujt e fundit

𝑶𝒅𝒂 𝒆 𝑵𝒅ë𝒓𝒎𝒋𝒆𝒕ë𝒔𝒖𝒆𝒔𝒗𝒆 𝒕ë 𝑲𝒐𝒔𝒐𝒗ë𝒔, 𝒎𝒆 𝒎𝒃ë𝒔𝒉𝒕𝒆𝒕𝒋𝒆 𝒕ë 𝑷𝒓𝒐𝒈𝒓𝒂𝒎𝒊𝒕 𝒕ë 𝑼𝑺𝑨𝑰𝑫-𝒊𝒕 𝒑ë𝒓 𝑫𝒓𝒆𝒋𝒕ë𝒔𝒊 𝑲𝒐𝒎𝒆𝒓𝒄𝒊𝒂𝒍𝒆 𝒌𝒂 𝒇𝒊𝒍𝒍𝒖𝒂𝒓 𝒄𝒊𝒌𝒍𝒊𝒏 𝒆 𝒕𝒓𝒂𝒋𝒏𝒊𝒎𝒆𝒗𝒆 𝒑ë𝒓 çë𝒔𝒉𝒕𝒋𝒆 𝒇𝒂𝒎𝒊𝒍𝒋𝒂𝒓𝒆 𝒅𝒉𝒆 𝒑𝒓𝒐𝒏ë𝒔𝒐𝒓𝒆 𝒏ë 𝒏𝒅ë𝒓𝒎𝒋𝒆𝒕ë𝒔𝒊𝒎.