Kuvendi
KUVENDI I ODËS SË NDËRMJETËSUESVE TË KOSOVËS
Kuvendi i Përgjithshëm është organi më i lartë i ONDK-së ku bëjnë pjesë të gjithë ndërmjetësuesit/et e anëtarësuar në ONDK. Kuvendi ka përgjegjësinë më të lartë për politikën dhe çështjet financiare të ONDK-së.
Në kompetencat e Kuvendit hynë:
- Nxjerrja e Statutit të ONDK, ndryshimet dhe plotësimet e tij;
- Zgjedhja dhe shkarkimi e anëtarëve të Bordit të ONDK dhe Kryetarit/es të ONDK;
- Vendosja për shumën e pagesës së anëtarësisë dhe mënyrën e pagesës së saj, si dhe për përjashtimin e anëtarëve të ONDK;
- Miratimi i buxhetit të ONDK;
- Miratimi i raportit dhe pasqyrave financiare;
- Miratimi i raportit vjetor të punës së ONDK për vitin paraprak si dhe miratimin e planit vjetor për vitin vijues;
- Zgjedhja e auditorit të jashtëm;
- Miratimi i rregullores së punës së Kuvendit;
- Miratimi i raporteve tjera zyrtare të Bordit dhe Kryetarit/es së ONDK;
- Vendosja për bartjen e ndonjë autorizimi në Bord me votën e shumicës së anëtarëve të tij, përveç autorizimeve të përcaktuara me ligj apo me Statut që nuk mund të barten tek asnjë organ tjetër përveç Kuvendit;
- Vendime mbi çështjet e tjera, të rezervuara me Statutin e ONDK;
- Shqyrtimi i të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me kryerjen e veprimtarisë së ndërmjetësimit dhe pozitën e ndërmjetësuesit;
- Debati dhe nxjerrja e qëndrimeve dhe vendimeve lidhur me përparimin e punës së ONDK, bashkëpunimin dhe anëtarësin me institucione dhe asociacione tjera vendore dhe ndërkombëtare;
- Shqyrtimi, marrja e qëndrimeve dhe vendosja e politikave mbi të gjitha çështjet nga fushëveprimi i organeve të tjera të ONDK;
- Vendosja për shuarjen e ONDK në pajtim me ligjin.