Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

Kryetari/ja

KRYETARI/JA I/E ODËS SË NDËRMJETËSUESVE TË KOSOVËS

Kryetari/ja i ONDK ka këto kompetenca, autorizime dhe përgjegjësi:

  • drejton, udhëheq, organizon punën dhe është përgjegjës/e për ligjshmërinë e punës në ONDK;
  • përfaqëson ONDK dhe pranon të gjitha shkresat zyrtare në emër të saj. Ai/ajo është përgjegjës/e për informimin e autoriteteve relevante administrative për çfarëdo ndryshimi në ONDK;
  • përfaqëson ONDK para palëve të treta, për çështje ekonomike, financiare dhe programore me efekt të përgjithshëm në lëmin e ndërmjetësimit;
  • nënshkruan për ONDK, në kufijtë e caktuar me ligj, me Statut dhe me vendimet e Bordit dhe/apo Kuvendit;
  • zbaton planin e punës të ONDK të miratuar nga Kuvendi;
  • kryen funksionin lobues për çështje me rëndësi të veçantë në lëmin e ndërmjetësimit;
  • luan rol aktiv në përfaqësimin dhe promovimin e interesave të fushën e ndërmjetësimit në raport me institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës si dhe institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare në fushën e ndërmjetësimit;
  • merr pjesë aktive në informimin e publikut nëpërmjet mediave të shkruara dhe elektronike lidhur me ndërmjetësimin;
  • emëron personelin e administratës në ONDK pas miratimit nga Bordi, nëse do të ketë;
  • propozon projekt-rregulloret dhe aktet tjera për funksionimin e ONDK të cilat i miraton Bordi, harton projekt-buxhetin e ONDK dhe i’a paraqet atë për shqyrtim Bordit e më tutje për miratim Kuvendit;
  • kontrollon dhe mbikëqyr administrimin e shpenzimeve në kufijtë e buxhetit të ONDK brenda linjave buxhetore të miratuara nga Kuvendi;
  • përgatit raportin vjetor për veprimtarinë e ushtruar nga ONDK;
  • përgatit raportin vjetor financiar të ONDK;
  • kryen përfaqësimin ose autorizon të punësuarit e ONDK brenda kompetencave të tij/saj për përfaqësimin në procesin e funksionimit financiar, ligjor e administrativ të veprimtarisë së përditshme të ONDK;
  • merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit dhe Bordit të Odës, në këtë të fundit pa të drejtë vote;
  • drejton strukturën ekzekutive dhe kryen të gjitha detyrat e përcaktuara me statut;
  • merr vendime në përputhje me kompetencat me qëllim të mbarëvajtjes së punëve të ONDK;
  • inicion dhe jep propozime për realizimin e qëllimeve të ONDK, në bashkëpunim me Bordin;
  • udhëheq procedurën e dhënies së betimit solemn;
  • i lejon pagesat nga arka e ONDK deri në limitin e caktuar nga Bordi dhe vendos për shpenzimin e tyre;
  • për realizimin e planit vjetor të punës, formon grupe punuese dhe cakton objektin e punës së tyre për të cilat njofton Bordin;
  • kryen punë të tjera në pajtim me Statut dhe aktet tjera normative, duke ndërlidhë aktivitetet ditore të ONDK ashtu siç është e përcaktuar;
  • kryen edhe punë tjera të cilat ia ngarkon Kuvendi dhe/apo Bordi.

Për punën e tij/saj, Kryetari/ja i ONDK i përgjigjet dhe raporton Bordit dhe Kuvendit të ONDK.

Kryetari/ja i/e ONDK duhet të ketë etikë të lartë profesionale, ndershmëri, dhe përkushtim ndaj detyrës së punës në ONDK. Ai/ajo duhet të shmang çfarëdo konflikti të interesit, dhe në rast se ekziston një rast i tillë të përmbahet nga vendimmarrja dhe ta deklarojë atë tek Bordi. Pritet që të jetë vigjilent/e dhe të kryen të gjitha detyrat, autorizimet dhe përgjegjësitë përmes veprimeve në mirëbesim dhe me besnikëri ndaj ONDK, të merr vendime duke qenë i/e bindur se është duke vepruar në masën më të arsyeshme në interesin më të mirë të ONDK dhe anëtarëve të Kuvendit dhe duke u përkushtuar vëmendje përgjegjësive të tij/saj.

Mandati i Kryetarit/es të ONDK është në kohëzgjatje prej tre (3) vite, me mundësi rizgjedhje.

KRYETARËT:

kryetarja

Ganimete Xhelili

Sociologe dhe Ndërmjetësuese
Mandati: Dhjetor 2021 – Aktualisht
E-mail: [email protected]
Tel : +383(0)44 597 712

KRYETARËT E MËHERSHËM:

Faton Morina – Jurist dhe Ndërmjetësues  /  Mandati: Nëntor 2019 – Shkurt 2021