Prishtinë, 23 prill 2026 – Me përfundimin e takimeve koordinuese në të shtatë regjionet e Kosovës, Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, në bashkëpunim me CSSP – Berlin Center for Integrative Mediation dhe me mbështetjen e Austrian Development Agency, ka përmbyllur me sukses këtë cikël të rëndësishëm të angazhimit me anëtarët.
Takimet u fokusuan në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet ndërmjetësuesve, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe trajtimin e sfidave që lidhen me ushtrimin e profesionit. Gjatë diskutimeve, u identifikuan nevoja konkrete dhe u dhanë rekomandime për përmirësimin e mëtejmë të shërbimeve të ndërmjetësimit.
Në përmbyllje, u theksua rëndësia e koordinimit dhe angazhimit të përbashkët, duke u dakorduar hapat e ardhshëm. Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, së bashku me partnerët mbështetës dhe institucionet përkatëse, do të vazhdojë me aktivitete dhe iniciativa të reja për fuqizimin dhe promovimin e mëtejmë të ndërmjetësimit si mekanizëm efektiv për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.


