Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

KRYETARJA SHABANI – RAMA KA PRITUR NË TAKIM KRYETAREN E ODËS SË NDËRMJETËSUESVE TË KOSOVËS

Prishtinë, 25 tetor 2022 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë znj. Albina Shabani ka pritur në takim Kryetaren e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës (ONK), znj. Ganimete Xhelili.

Kryetarja Shabani – Rama e falënderoi për vizitën kryetaren Xhelili dhe e njoftoi për veprimet me të cilat është duke marr Gjykata Themelore në Prishtinë në drejtim të referimit të sa më shumë rasteve që janë të përshtatshme për procedurë të ndërmjetësimit gjithashtu u diskutua edhe lidhur me organizimin e proceseve të ndërmjetësimit në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjatë këtij takimi, kryetarja e Odës së Ndërmjetësusve të Kosovës rekomandoj që në mënyrë që qytetarët ti shmangen proceseve gjyqësore, të vazhdohet të referohen rastet për ndërmjetësim kur plotësohen kushtet ligjore, si një alternativë e cila ju mundëson qytetarëve zgjedhjen e konflikteve apo marrëveshjeve jashtë procesit gjyqësor.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe kryetarja e Odës së Ndërmjetësusve të Kosovës u pajtuan që sa më shumë të njoftohen qytetarët për përparësitë e zgjidhjeve të kontesteve përmes ndërmjetësimit, si dhe u pajtuan për angazhimin dhe bashkëpunimin ë mirëfilltë në mes dy institucioneve.

Burimi: Gjykata Themelore Prishtinё

Artikujt e fundit

𝑶𝒅𝒂 𝒆 𝑵𝒅ë𝒓𝒎𝒋𝒆𝒕ë𝒔𝒖𝒆𝒔𝒗𝒆 𝒕ë 𝑲𝒐𝒔𝒐𝒗ë𝒔, 𝒎𝒆 𝒎𝒃ë𝒔𝒉𝒕𝒆𝒕𝒋𝒆 𝒕ë 𝑷𝒓𝒐𝒈𝒓𝒂𝒎𝒊𝒕 𝒕ë 𝑼𝑺𝑨𝑰𝑫-𝒊𝒕 𝒑ë𝒓 𝑫𝒓𝒆𝒋𝒕ë𝒔𝒊 𝑲𝒐𝒎𝒆𝒓𝒄𝒊𝒂𝒍𝒆 𝒌𝒂 𝒇𝒊𝒍𝒍𝒖𝒂𝒓 𝒄𝒊𝒌𝒍𝒊𝒏 𝒆 𝒕𝒓𝒂𝒋𝒏𝒊𝒎𝒆𝒗𝒆 𝒑ë𝒓 çë𝒔𝒉𝒕𝒋𝒆 𝒇𝒂𝒎𝒊𝒍𝒋𝒂𝒓𝒆 𝒅𝒉𝒆 𝒑𝒓𝒐𝒏ë𝒔𝒐𝒓𝒆 𝒏ë 𝒏𝒅ë𝒓𝒎𝒋𝒆𝒕ë𝒔𝒊𝒎.