Sarajevë, 14 nëntor 2024 – Në kuadër të Konferencës Ragjionale Drejtësia dhe Ndërmjetësimi, Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, e përfaqësuar nga kryetarja Ganimete Xhelili, nënshkroi Memorandum Bashkëpunimi me Qendrën e Ndërmjetësimit të Odës së Tregtisë dhe Industrisë të Moldavisë e përfaqësuar nga drejtori Lefter Dumitru.
Kjo marrëveshje hap rrugë për bashkëpunim të ndërsjellë në projekte të përbashkëta, shkëmbime profesionale dhe aktivitete që do të promovojnë zhvillimin e mëtejshëm të metodave alternative të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve.
Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e partneriteteve rajonale dhe ndërkombëtare për avancimin e ndërmjetësimit.