Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

𝐕𝐢𝐳𝐢𝐭𝐚 𝐒𝐭𝐮𝐝𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐩ë𝐫 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐢𝐦 𝐧ë 𝐖𝐚𝐬𝐡𝐢𝐧𝐠𝐭𝐨𝐧, 𝐃𝐂 𝐝𝐡𝐞 𝐍𝐞𝐰 𝐘𝐨𝐫𝐤 (𝟏𝟑-𝟐𝟑 𝐓𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟒)

Në kuadër të vizitës studimore, e mbështetur nga U.S. Department of State: Bureau of Intl Narcotics & Law Enforcement (INL) dhe e organizuar nga U.S. Federal Mediation and Conciliation Services (FMCS), përfaqësues nga Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, përfshirë kryetaren Ganimete Xhelili dhe ndërmjetësuesit trajnerë, zëvendësministrin e Drejtësisë Blerim Sallahu, përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera, zhvilluan një sërë takimesh me institucione kyçe amerikane për të eksploruar praktikat më të mira në ndërmjetësim dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐧ë 𝐖𝐚𝐬𝐡𝐢𝐧𝐠𝐭𝐨𝐧, 𝐃𝐂:

🔹 Divizioni i Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve me Shumë-Dyer dhe Programi i Ndërmjetësimit të Gjykatës së Apelit në DC – Përfaqësuesit tanë patën mundësinë të njihen me struktura të përparuara për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe funksionimin e ndërmjetësimit brenda gjykatave.

🔹 Shërbimi Federal për Ndërmjetësim dhe Pajtimin (FMCS) – Në selinë e FMCS u zhvilluan diskutime për shërbimet që ofron FMCS për të zgjidhur konfliktet ndërmjet palëve të ndryshme dhe për përfshirjen e ndërmjetësuesve në proceset e pajtimit.

🔹 Shoqata Amerikane e Arbitrazhit – Ky takim ofroi një përshkrim të gjerë të rolit të arbitrazhit si një metodë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe përfshirjes së tij në sektorë të ndryshëm.

🔹 Qendra për Parandalimin dhe Zgjidhjen e Konflikteve të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit – Kjo qendër u prezantua si një model për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

🔹 Komiteti ADR në Gjykatën e Avokatisë Amerikane dhe Këshilltari Special për ADR – U diskutuan praktikat dhe politikat e ndërmjetësimit dhe arbitrazhit në SHBA, si dhe roli i avokatëve në procese ADR.

🔹 Programi i Ndërmjetësimit të Gjykatës së Qarkut DC dhe McCammon Group – Ky program ofroi një pasqyrë të ndërmjetësimit të zhvilluar nga gjykatat dhe ndërmjetësuesit privatë, duke përfshirë edhe pozicionin e ombudspersonit.

🔹 Banka Botërore – Ky takim u fokusua në rolin e Bankës Botërore në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare dhe projektet që lidhen me ndërmjetësimin dhe pajtimin në nivel global.

𝐓𝐚𝐤𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐊𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞 𝐧ë 𝐍𝐞𝐰 𝐘𝐨𝐫𝐤:

🔹 JAMS dhe Instituti Ndërkombëtar për Parandalimin dhe Zgjidhjen e Konflikteve (CPR) – Në ndërtesën JAMS u mbajtën prezantime mbi shërbimet e ndërmjetësimit dhe arbitrazhit që ofron ky institucion për çështje tregtare dhe civile.

🔹 Programi i Ndërmjetësimit në Shkollën Juridike Cardozo dhe Programet ADR të Gjykatës së NYC – Pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin njohuri mbi programet akademike dhe klinikat e ndërmjetësimit, të cilat ofrojnë eksperiencë praktike për studentët e drejtësisë.

Gjatë gjithë vizitës, u organizuan aktivitete për të forcuar lidhjet ndërmjet përfaqësuesve kosovarë dhe institucioneve amerikane. Ky bashkëpunim i hap rrugë një shkëmbimi të vazhdueshëm përvojash dhe njohurish, që do të kontribuojë në zhvillimin e ndërmjetësimit në Kosovë.

Vizita përfundoi me një vlerësim të lartë të praktikave të marra dhe me një angazhim për të integruar këto praktika në sistemin e drejtësisë dhe ndërmjetësimit në Kosovë.

Shiko statistikat dhe reklamat

Promovo postimin

Të gjitha reagimet:

1717

Artikujt e fundit

𝐔 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭 𝐩𝐮𝐧ë𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐎𝐝𝐚 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐡𝐨𝐦𝐚 𝐄𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤𝐞 𝐞 𝐆𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 – 𝐆𝟕, 𝐦𝐞 𝐦𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐔𝐒𝐀𝐈𝐃-𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐞𝐫𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞.

𝐎𝐝𝐚 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐧ë𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐧 𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐃𝐡𝐨𝐦ë𝐧 𝐊𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬ë 𝐩ë𝐫 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐫𝐞𝐜𝐢𝐩𝐫𝐨𝐤𝐞 𝐭ë 𝐥𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞

Më të rejat

Aktivitetet e fundit

Aktivitete

𝐔 𝐦𝐛𝐚𝐣𝐭 𝐩𝐮𝐧ë𝐭𝐨𝐫𝐢𝐚 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐞 𝐞 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐎𝐝𝐚 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐡𝐨𝐦𝐚 𝐄𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤𝐞 𝐞 𝐆𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 – 𝐆𝟕, 𝐦𝐞 𝐦𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢𝐭 𝐭ë 𝐔𝐒𝐀𝐈𝐃-𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐞𝐫𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞.

𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë, 𝟏𝟕 𝐝𝐡𝐣𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟒 – Punëtoria mblodhi së bashku ndërmjetësuese të licencuara dhe gra ndërmarrëse,

Aktivitete

𝐎𝐝𝐚 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐧ë𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐧 𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐃𝐡𝐨𝐦ë𝐧 𝐊𝐨𝐦𝐛ë𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐭ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩ë𝐫𝐢𝐬ë 𝐩ë𝐫 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐫𝐞𝐜𝐢𝐩𝐫𝐨𝐤𝐞 𝐭ë 𝐥𝐢𝐜𝐞𝐧𝐜𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐧𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞

Tiranë, 26 nëntor 2024 – Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili, dhe