Gjatë vitit 2024, ndërmjetësimi ka vazhduar të jetë një mekanizëm efektiv për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Kosovë. Në bashkëpunim me gjykatat dhe prokuroritë themelore, si dhe përmes rasteve me vetinicim , ndërmjetësimi ka ndihmuar në uljen e ngarkesës së sistemit gjyqësor dhe ka ofruar zgjidhje të shpejta e të qëndrueshme për palët.
Rezultatet dëshmojnë rritjen e besimit të qytetarëve dhe institucioneve në procesin e ndërmjetësimit si një mjet efikas për zgjidhjen e konflikteve.
Faleminderit të gjithë ndërmjetësuesve, gjyqtarëve, prokurorëve, zyrtarëve të zyreve të ndërmjetësimit dhe palëve të përfshira për angazhimin dhe bashkëpunimin në fuqizimin e ndërmjetësimit në Kosovë!
𝐌𝐞 𝐩ë𝐫𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳ë𝐦, 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐨𝐣𝐦ë 𝐩ë𝐫𝐩𝐚𝐫𝐚 𝐩ë𝐫 𝐧𝐣ë 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭ë𝐬𝐢 𝐦ë 𝐭ë 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭ë 𝐝𝐡𝐞 𝐦ë 𝐭ë 𝐪𝐚𝐬𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩ë𝐫 𝐭ë 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡ë!