Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

𝐃𝐈𝐓𝐀 𝐄 𝐍𝐃Ë𝐑𝐌𝐉𝐄𝐓Ë𝐒𝐈𝐌𝐈𝐓

Prishtinë, 26 shtator 2025 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, me mbështetjen e Gjykatës Supreme të Kosovës, shënoi sot Ditën e Ndërmjetësimit, duke reflektuar rëndësinë e këtij mekanizmi alternativ në fuqizimin e qasjes në drejtësi dhe në ndërtimin e një kulture të dialogut e mirëkuptimit.

Në këtë ngjarje me fjalë rasti përshëndetën Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, U.D. Kryeprokurori i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Besim Kelmendi, si dhe Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve, Ganimete Xhelili, të cilët theksuan rolin e ndërmjetësimit në lehtësimin e barrës së gjykatave dhe ofrimin e një drejtësie më efikase për qytetarët.

Më pas, në panelin e diskutimit me pjesëmarrjen e Albina Shabani Rama, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, dhe Ganimete Xhelili, u trajtuan benefitet dhe sfidat e ndërmjetësimit, duke zhvilluar diskutime të vlefshme që do të çojnë drejt fuqizimit edhe më të madh të këtij mekanizmi në sistemin e drejtësisë.

Përmes këtij aktiviteti u riafirmua përkushtimi i Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës që, së bashku me institucionet e drejtësisë, të avancojë ndërmjetësimin si rrugë më të shpejtë, gjithëpërfshirëse dhe efikase për qytetarët.

Najnovije

Nedavne aktivnosti