Prishtinë, 01 korrik 2026 –Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional, Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili, dhe Kryetari i Bordit, Shkëlzen Dreshaj, u pritën në takim nga Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), Besnik Vasolli.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy odave, me fokus promovimin e ndërmjetësimit në komunitetin e bizneseve. Palët u dakorduan që së shpejti të organizojnë një sesion informues për anëtarët e OEGJK-së, me qëllim prezantimin e rolit dhe përfitimeve të ndërmjetësimit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve afariste.
Ky takim shënon fillimin e një bashkëpunimi ndërmjet dy odave, që synon promovimin e ndërmjetësimit si një mekanizëm modern dhe efikas në mbështetje të bizneseve, duke kontribuar në zhvillimin e një kulture të dialogut dhe zgjidhjes konstruktive të mosmarrëveshjeve.
Falënderojmë Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare për mikpritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim. Besojmë se aktivitetet e përbashkëta do të japin një kontribut të rëndësishëm në promovimin e ndërmjetësimit dhe forcimin e kulturës së dialogut në komunitetin e bizneseve.



