Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐭 𝐢 𝐎𝐝ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬

Prishtinë, 16 mars 2025 – U mbajt Kuvendi i Rregullt i Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, ku Kryetarja e Odës, Ganimete Xhelili prezantoi raportin vjetor për vitin 2024, duke reflektuar mbi të arriturat dhe sfidat që kanë shoqëruar punën e ndërmjetësuesve gjatë këtij viti.

Në këtë takim, u theksua progresi i vazhdueshëm i ndërmjetësimit në Kosovë si një mekanizëm efektiv për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Falë bashkëpunimit të ngushtë me institucionet dhe partnerët, si dhe angazhimit të anëtarëve, ky vit solli rezultate të prekshme në fuqizimin e profesionit dhe promovimin e ndërmjetësimit në sistemin e drejtësisë.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi Planin e Punës dhe Planin Buxhetor për vitin 2025, të propozuar nga Kryetarja e Odës, duke vendosur prioritetet dhe drejtimet kryesore për avancimin e mëtejshëm të ndërmjetësimit në Kosovë.

Kryetarja e Odës vlerësoi mbështetjen e Bordit dhe përkushtimin e anëtarëve, të cilët me profesionalizmin dhe angazhimin e tyre vazhdojnë të kontribuojnë në forcimin e ndërmjetësimit dhe të vetë Odës së Ndërmjetësuesve.

Përpara mbeten sfida, por me punë të përbashkët dhe përkushtim, ndërmjetësimi do të vazhdojë të zërë vendin e merituar në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Artikujt e fundit

𝐑𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦 𝐢 𝐎𝐝ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐃𝐫𝐚𝐟𝐭 𝐍𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐥𝐨𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐬 𝟎𝟏.𝐧𝐫.𝟏𝟏𝟎-𝟐𝟕𝟖𝟐, 𝐝𝐚𝐭ë 𝟎𝟐.𝟏𝟐.𝟐𝟎𝟏𝟏, 𝐩ë𝐫 𝐓𝐚𝐫𝐢𝐟𝐚, 𝐍𝐠𝐚𝐫𝐤𝐞𝐬𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐆𝐣𝐨𝐛𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë𝐬NJOFTIM

Newest

Recent activities