Me 22–24 maj, Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës në bashkëpunim me Unionin e Punëtorëve Socialë të Kosovës, organizoi trajnim në kuadër të projektit: “Enhancing Mediation for Social Justice and Community Reconciliation in Kosovo” me mbështetjen e UNMIK – United Nations Mission in Kosovo, dhe kishte për qëllim fuqizimin e kapaciteteve profesionale të ndërmjetësuesve në trajtimin e rasteve me ndjeshmëri të lartë sociale, me fokus të veçantë në të drejtat e fëmijëve dhe ndërmjetësimin familjar.
Gjatë trajnimit, ndërmjetësuesit u angazhuan në diskutime interaktive, analiza të rasteve praktike dhe shkëmbim përvojash profesionale, duke thelluar njohuritë mbi qasjen e bazuar në interesin më të mirë të fëmijës dhe zbatimin e standardeve në ndërmjetësimin familjar.







