Prishtinë, 18 dhjetor 2021 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës (‘‘ONDK’’) në bashkëpunim dhe mbështetjen e Ministrisës së Drejtësisë dhe Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale mbajti Kuvendin e rregullt zgjedhor, në të cilën u zgjodhën organet e reja të Odës (Bordi dhe Kryetarja). Kryetare e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës u zgjodh ndërmjetësuesja Ganimete Xhelili. Ndërsa për Bordin të përfaqësuar nga anëtar/e ndërmjetësues/e të 7 rajoneve të Kosovës u zgjodhën:
Nexhip Sheholli – Prishtinë
Mentor Boja– Mitrovicë
Haxhi Iberdemaj – Pejë
Baki Morina – Prizren
Shaban Rexha – Ferizaj
Ruzhdi Gagica – Gjilan
Shtjefen Kajtazi – Gjakovë
Gjatë këtij Kuvendi u miratua edhe shuma e tarifës së anëtarësisë, në vlerë 50 euro, si dhe logo e ONDK-së.