Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

Takim koordinues me ndërmjetësuesit e regjionit të Pejës

Pejë, 09 prill 2026 – Në vazhdën e takimeve koordinuese me ndërmjetësuesit nëpër regjione, Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës, në bashkëpunim me CSSP – Berlin Center for Integrative Mediation dhe me mbështetjen e Austrian Development Agency, zhvilloi takimin e radhës me anëtarët nga regjioni i Pejës.

Takimi u fokusua në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet ndërmjetësuesve, si dhe në trajtimin e çështjeve praktike që lidhen me ushtrimin e profesionit. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit ndanë përvoja konkrete nga puna e tyre, sfida të hasura në praktikë, si dhe ide për përmirësimin e mëtejmë të shërbimeve të ndërmjetësimit.

Në përmbyllje, u theksua rëndësia e koordinimit të vazhdueshëm dhe e angazhimit të përbashkët, duke u dhënë edhe rekomandime konkrete për hapat dhe aktivitetet e ardhshme në këtë regjion.

Najnovije

Nedavne aktivnosti