Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës dhe Byroja Kosovare e Sigurimit thellojnë bashkëpunimin në fushën e ndërmjetësimit

Prishtinë, 13 tetor 2023 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës dhe Byroja Kosovare e Sigurimit thellojnë bashkëpunimin në fushën e ndërmjetësimit, e cila është një mënyrë alternative dhe efikase e zgjidhjes së kontesteve.

Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës znj.Ganimete Xhelili dhe Drejtori Ekzekutiv i Byros Kosovare të Sigurimeve z. Sami Mazreku formalizuan Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet ONDK dhe BKS. Marrëveshje së cilës i paraprinë dhe klauzola e ndërmjetësimit në kontratë të sigurimit, cila ka hyrë në funksion të përdorimit në gusht të vitit 2022 nga më shumë se 450 mijë policë-mbajtës në vendin tonë dhe e cila po rezulton me efekte pozitive.

Bashkëpunimi ndërmjet të dyja Palëve, sipas këtij Memorandumi të Bashkëpunimit, bazohet në interesin e përbashkët për të shkëmbyer informacione, për të bashkëpunuar në organizimin më të mirë të aktiviteteve që kanë të bëjnë me trajnimet lidhur me ndërmjetësimin, promovimin e ndërmjetësimit, mbledhjen e të dhënave, statistikave, vlerësimeve dhe aktiviteteve të tjera kurdo që kjo është e përshtatshme dhe e zbatueshme, me kompanitë e sigurimeve të përfshira, ndërmjetësues dhe gjyqtarë, etj.

Të dyja Palët konsiderojnë se është në interesin e tyre të përbashkët që t’i ofrojnë njëra-tjetrës ndihmë lidhur me ligjet që prekin bizneset dhe politikat, me qëllim të shkëmbimit të përvojës dhe pikëpamjeve.

Në varësi të burimeve të arsyeshme të disponueshme të të dyja Palëve, këto iniciativa mund të përfshijnë, mes tjerash:

  • Bashkëpunimin për të koordinuar aktivitetet e politikave, avokimit dhe promovimit të ndërmjetësimit.
  • Asistencën në promovimin dhe organizimin e tryezave të rrumbullakëta të ndërgjegjësimit dhe diskutimeve, të trajnimeve dhe iniciativave të ngjashme për të promovuar ndërmjetësimin.
  • Bashkëpunimin për vlerësimin e vazhdueshëm dhe eliminimin e pengesave të ofrimit të shërbimeve të ndërmjetësimit.
  • Angazhimin aktiv për vlerësimin e nevojave të ndërmjetësimit dhe përdorimin e ndërmjetësimit.
  • Ofrimin e listave të ndërmjetësuesve dhe shpërndarjen e tyre në BKS dhe kompani të sigurimeve, për rastet me vet-inicim.
  • Rolin aktiv për adresimin e rekomandimeve dhe avancimin e ofrimit të shërbimeve të ndërmjetësimit.

Zgjidhja me ndërmjetësim kursen kohën, ka kosto më të ulët, ruan raportet në mes palëve/bizneseve në kontest dhe zvogëlon numrin e rasteve të pazgjidhura nëpër gjykata.

Artikujt e fundit

𝑶𝒅𝒂 𝒆 𝑵𝒅ë𝒓𝒎𝒋𝒆𝒕ë𝒔𝒖𝒆𝒔𝒗𝒆 𝒕ë 𝑲𝒐𝒔𝒐𝒗ë𝒔, 𝒎𝒆 𝒎𝒃ë𝒔𝒉𝒕𝒆𝒕𝒋𝒆 𝒕ë 𝑷𝒓𝒐𝒈𝒓𝒂𝒎𝒊𝒕 𝒕ë 𝑼𝑺𝑨𝑰𝑫-𝒊𝒕 𝒑ë𝒓 𝑫𝒓𝒆𝒋𝒕ë𝒔𝒊 𝑲𝒐𝒎𝒆𝒓𝒄𝒊𝒂𝒍𝒆 𝒌𝒂 𝒇𝒊𝒍𝒍𝒖𝒂𝒓 𝒄𝒊𝒌𝒍𝒊𝒏 𝒆 𝒕𝒓𝒂𝒋𝒏𝒊𝒎𝒆𝒗𝒆 𝒑ë𝒓 çë𝒔𝒉𝒕𝒋𝒆 𝒇𝒂𝒎𝒊𝒍𝒋𝒂𝒓𝒆 𝒅𝒉𝒆 𝒑𝒓𝒐𝒏ë𝒔𝒐𝒓𝒆 𝒏ë 𝒏𝒅ë𝒓𝒎𝒋𝒆𝒕ë𝒔𝒊𝒎.