Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

NЁ LINJЁ ME LIGJIN E RI PЁR NDЁRMJETЁSIM, THEMELOHET ODA E NDЁRMJETЁSUESVE TЁ KOSOVЁS

Me datё 2 nёntor 2019 nё Prishtinё u themelua Oda e Ndёrmjetёsuesve tё Kosovёs. Sipas Ligjit tё ri Nr 06/L-009 tё hyrё nё fuqi mё 20 gusht 2018, Oda e Ndërmjetësuesve, është person juridik i pavarur jofitimprurës, që vepron në pajtim me këtë ligj dhe statutin e saj të miratuar nga Kuvendi i Përgjithshëm i Odës së Ndërmjetësueseve dhe të aprovuar nga Ministria e Drejtësisë. Kuvendi themelues i Odës u organizua nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe u mbajt në Prishtinë. Kuvendi dhe proceset percjellëse kanë zgjatur gjithë ditën dhe në kuadër të tij janë zgjidhur dhe dhe anëtarët apo përfaqësuesit/et e bordit, një nga 7 rajonet kryesore të vendit dhe kryetari/ja i/e Odës. Përfaqësuesi i Ministrisë së Drejtësisë i pranishëm në kuvend, sekretari i përgjithshëm, Qemajl Marmullakaj u shpreh se kjo ministri do të vë vëmendje të veçantë në profesionin e ndermjetesimit dhe do të angazhohet më shumë përmirësimin e cilësisë së mekanizimit të ndërmjetësimit dhe qasjes në drejtësi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, ndërmjetësimi ka ndihmuar në zgjidhjen e më shumë se 6 mijë rasteve së Gjykatave dhe Prokurorive Themelore në vend deri në fund të vitit 2018, duke asistuar kështu në masë të konsiderueshme qasjen në drejtësi në Kosovë dhe lehtësimin e punës së gjyqësorit në vend.

Me themelimin e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës plotësohet njëri nga detyrimet që derivon nga Ligji i ri për Ndërmjetësimin dhe krijohet një mekanizëm që përfshin brenda një ombrelle ndërmjetësuesit/et e licencuar dhe fuqizon cilësinë dhe procedurën e ndërmjetësimit në vend.

Artikujt e fundit

𝐑𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦 𝐢 𝐎𝐝ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐃𝐫𝐚𝐟𝐭 𝐍𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐥𝐨𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐬 𝟎𝟏.𝐧𝐫.𝟏𝟏𝟎-𝟐𝟕𝟖𝟐, 𝐝𝐚𝐭ë 𝟎𝟐.𝟏𝟐.𝟐𝟎𝟏𝟏, 𝐩ë𝐫 𝐓𝐚𝐫𝐢𝐟𝐚, 𝐍𝐠𝐚𝐫𝐤𝐞𝐬𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐆𝐣𝐨𝐛𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë𝐬NJOFTIM

Najnovije

Nedavne aktivnosti