Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

KRYETARJA E ONDK, GANIMETE XHELILI TAKOI KRYETARIN E GJYKATËS THEMELORE NË FERIZAJ, MUSTAF TAHIRI

Ferizaj, 07 mars 2022 –  Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës së bashku me anëtarin e Bordit të ONDK nga Ferizaj, Shaban Rexha, u pritën në takim nga Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mustaf Tahiri. Ky takim kishte për synim bashkëbisedimin mbi iniciativat e ONDK-së në lidhje me ndërmjetësimin, familjarizim me mbarëvajtjen rajonale të ndërmjetësimit dhe zotime bashkëpunimi për referim të shtuar të rasteve nga ana e gjykatës për ndërmjetësim, dhe si për fund fuqizim të procedures së ndërmjetësimit në zgjidhjen e kontesteve apo mosmarrëveshjeve në Gjilan.