Në sheshin Shatërvan të Prizrenit, të enjten është mbajtur aktiviteti nga Oda e Ndërmjetësve, “Java e Ndërmjetësimit” në Kosovë. Pas Gjilanit, Ferizajt, Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës, të enjten edhe në Prizren është mbajtur aktiviteti vetëdijesues për qytetarë “Java e Ndërmjetësimit“ në Kosovë. Anëtari i bordit të Odës së Ndërmjetësve, Baki Morina, tha se përgjatë javës së ndërmjetësimit, po mundohemi që qytetarët t’I informojmë më afër me procesin e ndërmjetësimit, rëndësinë, përparësitë e zgjidhjes së rasteve me ndërmjetësim dhe përfitimet që një individ apo biznes ka nga ndërmjetësimi, që ndërmjetësimi është një risi dhe alternativë për qytetarët në zgjidhjen e rasteve nëpër institucione të hetuesisë dhe drejtësisë. Po cili është roli dhe angazhimet e ndërmjetësve ndaj qytetarëve të cilët kërkojnë bashkëpunim për raste ku ata janë të përfshirë zt. Morina, njoftoi se ndërmjetësit prizrenas, deri më tani kanë kryer rreth 500 raste në Prokurori, pa u proceduar ato fare në Gjykata, ndërsa puna e ndërmjetësit, tha ai, lehtëson edhe ngarkesa enorme të institucioneve të hetuesisë dhe të drejtësisë. Ky aktivitet u vlerësua tejet i rëndësishëm për informim të qytetarëve rreth punës së ndërmjetësve, nga qytetari, Avdyl Bytyçi. Në kuadër të këtij aktiviteti, janë shëprndarë fletëpalosje informuese për qytetarët nga ndërmjetësit prizrenas. Ndryshe, në Prizren aktualisht nga 15 ndërmjetës, 10 prej tyre janë aktiv në këtë profesion. Aktiviteti përfundimtar i kësaj jave që ka nisur në Gjilan me datë 19 shtator, do të përfundoj me 26 të këtij muaji në Prishtinë.
Artikujt e fundit
Najnovije
Nedavne aktivnosti

Aktivnosti
𝐎𝐝𝐚 𝐞 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐅𝐚𝐤𝐮𝐥𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐉𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤 𝐢 𝐔𝐧𝐢𝐯𝐞𝐫𝐬𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 “𝐔𝐤𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐇𝐨𝐭𝐢” 𝐧ë 𝐏𝐫𝐢𝐳𝐫𝐞𝐧 𝐧ë𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚𝐣𝐧ë 𝐌𝐞𝐦𝐨𝐫𝐚𝐧𝐝𝐮𝐦 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢
Prizren, 12 gusht 2026 – Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës (ONDK) dhe Fakulteti Juridik i

Aktivnosti
ONDK dhe OEGJK forcojnë bashkëpunimin për promovimin e ndërmjetësimit në komunitetin e bizneseve
Prishtinë, 01 korrik 2026 –Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit institucional, Kryetarja e Odës së

Aktivnosti
𝐕𝐢𝐳𝐢𝐭ë 𝐒𝐭𝐮𝐝𝐢𝐦𝐨𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐓𝐫𝐚𝐣𝐧𝐢𝐦 𝐧ë 𝐇𝐨𝐥𝐚𝐧𝐝ë 𝐧ë 𝐤𝐮𝐚𝐝ë𝐫 𝐭ë 𝐏𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐄𝐫𝐚𝐬𝐦𝐮𝐬+ 𝐌𝐄𝐃𝐈𝐀𝐓𝐎𝐑
Përfaqësues të Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës morën pjesë në vizitën studimore dhe trajnimin treditor