Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

DREJTORI I INL-SË, SHAWN WADDOUPS NGA AMBASADA AMERIKANE ME EKIPIN E TIJ, U PRITËN NË TAKIM NGA KRYETARJA E ONDK-SË XHELILI

Prishtinë, 24 mars 2022 – Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili, priti në takim Shawn Waddoups, Drejtor nga Byroja Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit (INL) – Ambasada Amerikane në Kosovë, Pete Swanson, Drejtor i FMCS-së, David Moora dhe Emily Rife, Komisionerë në FMCS.

Në këtë takim, u diskutua për iniciativat, sfidat dhe nevojat e Odës dhe të ndërmjetësuesve në përgjithësi.

Gjithashtu u diskutua për rëndësinë e projektit dhe hapat e bashkëpunimit me Odën për Trajnim të Trajnuesve në fushën e Ndërmjetësimit, projekt i Akademia e Drejtësisë e Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Shërbimin Federal të Ndërmjetësimit dhe Pajtimit (FMCS) të SHBA-së, të mbështetur dhe të financuar nga Zyra për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe të Zbatimit të Ligjit (INL) pranë Ambasadës së SHBA-së.

Kryetarja Xhelili, tha se ONDK, do të përkrah dhe bashkëpunojë me këtë projekt duke vlerësuar të rëndësisë së veçant për procesin e ndërmjetësimit, ndërmjetësuesit dhe qytetarët të cilët i drejtohen ndërmjetësimit si zgjidhje alternative dhe të lehtë për zgjidhjen e kontesteve apo mosmarrëveshjeve.

Drejtori Waddoups, theksoi se së bashku me ekipin e tij, për këtë projekt të cilin e kanë filluar me Akademinë e Drejtësisë, do të promovojë ndërmjetësimin si profesion i lirë ligjor, për zgjidhjen sa më të lehtë dhe të shpejtë të kontesteve apo mosmarrëveshjeve dhe specializimin e ndërmjetesuesve, derisa synohet që në bashkëpunim me Odën të promovohet e fuqizohet edhe më tej procedura e ndërmjetësimit në Kosovë.

Pjesëmarrësit në këtë takim u dakorduan për hapat e bashkëpunimit në vazhdim, të rëndësisë dhe qëllimeve të përbashkëta karshi avancimit të ndërmjetësimit në vend.

Artikujt e fundit

𝑶𝒅𝒂 𝒆 𝑵𝒅ë𝒓𝒎𝒋𝒆𝒕ë𝒔𝒖𝒆𝒔𝒗𝒆 𝒕ë 𝑲𝒐𝒔𝒐𝒗ë𝒔, 𝒎𝒆 𝒎𝒃ë𝒔𝒉𝒕𝒆𝒕𝒋𝒆 𝒕ë 𝑷𝒓𝒐𝒈𝒓𝒂𝒎𝒊𝒕 𝒕ë 𝑼𝑺𝑨𝑰𝑫-𝒊𝒕 𝒑ë𝒓 𝑫𝒓𝒆𝒋𝒕ë𝒔𝒊 𝑲𝒐𝒎𝒆𝒓𝒄𝒊𝒂𝒍𝒆 𝒌𝒂 𝒇𝒊𝒍𝒍𝒖𝒂𝒓 𝒄𝒊𝒌𝒍𝒊𝒏 𝒆 𝒕𝒓𝒂𝒋𝒏𝒊𝒎𝒆𝒗𝒆 𝒑ë𝒓 çë𝒔𝒉𝒕𝒋𝒆 𝒇𝒂𝒎𝒊𝒍𝒋𝒂𝒓𝒆 𝒅𝒉𝒆 𝒑𝒓𝒐𝒏ë𝒔𝒐𝒓𝒆 𝒏ë 𝒏𝒅ë𝒓𝒎𝒋𝒆𝒕ë𝒔𝒊𝒎.