Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

Takim koordinues me ndërmjetësuesit e regjionit të Gjakovës

Prishtinë, 11 mars 2026 – Kryetarja e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili, mori pjesë në takimin e zhvilluar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ku u pritën nga Zëvendëskryesuesja Arjeta Sadiku, së bashku me anëtarin e KGJK-së Fidan Hoxha dhe U.D. i Kryetarit të Gjykatës Administrative, Rexhep Gashi.

Në takim mori pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës së Berlinit për Ndërmjetësim Integrativ (CSSP), Christoph Lüttmann dhe përfaqësues nga CSSP- zyra në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe CSSP-së, me fokus në avancimin e ndërmjetësimit si mekanizëm alternativ për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Kosovë.

Kryetarja Xhelili theksoi rëndësinë e forcimit të rolit të ndërmjetësimit në sistemin e drejtësisë, si një mekanizëm efikas që kontribuon në rritjen e qasjes në drejtësi dhe në uljen e ngarkesës së gjykatave.

Në këtë takim u prezantua edhe projekti rajonal “SEE Ndërmjetësimi – Forcimi i Sistemeve të Ndërmjetësimit në Evropën Juglindore”, i cili synon të mbështesë zhvillimin dhe avancimin e ndërmjetësimit në Kosovë dhe në rajon.

Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës mbetet e përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, në funksion të fuqizimit të ndërmjetësimit dhe përmirësimit të sistemit të drejtësisë në vend.

Najnovije

Nedavne aktivnosti