Me datë 07.08.2024, Drejtori Ekzekutiv i AKK-së Avni Ahmeti priti në takim Kryetaren e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili.
Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në AKK dhe mundësitë e ofrimit të shërbimeve të reja digjitale për ndërmjetësues. Krijimi i mundësisë për regjistrimin e shënimit në Regjistrin e të drejtave pronësore, sikurse iu është mundësuar noterëve e përmbaruesve do të jetë i mundshëm edhe për ndërmjetësues. Në një afat të shkurtë kohor AKK-ja do të përgatisë mundësitë teknike për këtë qasje e cila do u prezantohet në një takim/ trajnim të përbashkët të gjithë ndërmjetësuesve, duke marr nga ta edhe sugjerimet dhe kërkesat për përshtatje të nevojave të tyre në këtë sistem.
Gjithashtu pjesë e diskutimit ishin edhe sfidat me të cilët përballen ndërmjetësuesit sot, si dhe angazhimet dhe aktivitet aktuale të secilit institucion.
Kryetarja falënderoi AKK-në për mundësitë e ofruara dhe bashkëpunimin e deritanishëm duke premtuar vazhdimin e praktikave të mira bashkëpunuese edhe në të ardhmen.