Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës

EDHE NЁ PRIZREN U SHЁNUA ‘’JAVA E NDЁRMJETЁSIMIT’’ NЁ KOSOVЁ

Në sheshin Shatërvan të Prizrenit, të enjten është mbajtur aktiviteti nga Oda e Ndërmjetësve, “Java e Ndërmjetësimit” në Kosovë. Pas Gjilanit, Ferizajt, Pejës, Gjakovës dhe Mitrovicës, të enjten edhe në Prizren është mbajtur aktiviteti vetëdijesues për qytetarë “Java e Ndërmjetësimit“ në Kosovë. Anëtari i bordit të Odës së Ndërmjetësve, Baki Morina, tha se përgjatë javës së ndërmjetësimit, po mundohemi që qytetarët t’I informojmë më afër me procesin e ndërmjetësimit, rëndësinë, përparësitë e zgjidhjes së rasteve me ndërmjetësim dhe përfitimet që një individ apo biznes ka nga ndërmjetësimi, që ndërmjetësimi është një risi dhe alternativë për qytetarët në zgjidhjen e rasteve nëpër institucione të hetuesisë dhe drejtësisë. Po cili është roli dhe angazhimet e ndërmjetësve ndaj qytetarëve të cilët kërkojnë bashkëpunim për raste ku ata janë të përfshirë zt. Morina, njoftoi se ndërmjetësit prizrenas, deri më tani kanë kryer rreth 500 raste në Prokurori, pa u proceduar ato fare në Gjykata, ndërsa puna e ndërmjetësit, tha ai, lehtëson edhe ngarkesa enorme të institucioneve të hetuesisë dhe të drejtësisë. Ky aktivitet u vlerësua tejet i rëndësishëm për informim të qytetarëve rreth punës së ndërmjetësve, nga qytetari, Avdyl Bytyçi. Në kuadër të këtij aktiviteti, janë shëprndarë fletëpalosje informuese për qytetarët nga ndërmjetësit prizrenas. Ndryshe, në Prizren aktualisht nga 15 ndërmjetës, 10 prej tyre janë aktiv në këtë profesion. Aktiviteti përfundimtar i kësaj jave që ka nisur në Gjilan me datë 19 shtator, do të përfundoj me 26 të këtij muaji në Prishtinë.

Artikujt e fundit

𝐑𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦 𝐢 𝐎𝐝ë𝐬 𝐬ë 𝐍𝐝ë𝐫𝐦𝐣𝐞𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐯𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐃𝐫𝐚𝐟𝐭 𝐍𝐝𝐫𝐲𝐬𝐡𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐥𝐨𝐭ë𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐑𝐫𝐞𝐠𝐮𝐥𝐥𝐨𝐫𝐞𝐬 𝟎𝟏.𝐧𝐫.𝟏𝟏𝟎-𝟐𝟕𝟖𝟐, 𝐝𝐚𝐭ë 𝟎𝟐.𝟏𝟐.𝟐𝟎𝟏𝟏, 𝐩ë𝐫 𝐓𝐚𝐫𝐢𝐟𝐚, 𝐍𝐠𝐚𝐫𝐤𝐞𝐬𝐚 𝐝𝐡𝐞 𝐆𝐣𝐨𝐛𝐚 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐭ë 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧ë𝐬 𝐬ë 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧ë𝐬NJOFTIM

Najnovije

Nedavne aktivnosti